Jeta në Zvicër
Konsumatorët në Zvicër përdorin gjithnjë e më shumë ujë mineral në shishe
Konsumimi ujit mineral në shishe, ka shpërthyer viteve të fundit në Zvicër. Dhe kjo, edhe përkundër faktit se ajo e çezmës është me cilësi të shkëlqyeshme
Në Zvicër, uji i çezmës është i pastër, i pijshëm dhe i mirë për shëndetin tuaj. Dhe është në dispozicion me sasi të mjaftueshme, ka raportuar “Blick” të mërkurën, përcjell Albinfo.ch.
Pra, arsye të mira për të konsumuar ujin sipas vullnetit. Por, në kundërshtim me atë që mund ta mendoni, një numër gjithnjë e më i madh njerëzish po kthehen në konsumimin e ujit mineral të shitur në shishe. Në qoftë se, në vitet 1970, interesi për këtë produkt ka qenë pothuajse inekzistent, zviceranët në vitin 1988 kanë 680 milionë litra ujë në shishe. Aktualisht, shifra për çdo vit është 977 milionë litra të konsumuara. Çdo zviceran gjatë një viti konsumon 115 litra ujë, shkruan gazeta gjermane.
Si të shpjegohet kjo prirje në një vend që ka rezerva të shkëlqyeshme të rezervave të ujit? Gazeta jep përgjigje. Nga njëra anë, zakonet e konsumimit tashmë nuk janë të njëjta si më parë. Nga ana tjetër, strategjia efikase e marketingut e vendosur nga kompanitë.
Nuk është e pazakontë të shohësh malet e mbuluara me dëborë, lëndinat e gjelbra dhe liqenet kristalore. Sipas një eksperti të marketingut i cili preferoi të mbetet anonim, shumë konsumatorë janë të gatshëm të paguajnë më shumë për ujë që është i shëndetshëm. “Rritja e konsumimit të ujit në shishe është kryesisht për shkak të reklamimit”.
Aktualisht, një litër ujë mineral kushton 25 cent (M-Budget Migros) dhe 6 franga (Solan Cabras Globus). Uji i pijshëm i çëzmës kushton mesatarisht 0.2 cent, transmeton më tej Albinfo.ch. Në vitin 2017, shitjet në Zvicër u sollën fitim prej 760 milionë franga, prodhuesve të ujit në shishe.
Dhe tendenca është në rritje. “Ne besojmë se kërkesa për ujë mineral do të rritet edhe më tej për shkak se, në ditët e sotme, njerëzit janë më të vëmendshëm për shëndetin e tyre”, thotë për “Blick” Alena Kress, zëdhënëse e Coop.
Ujërat më të shitura janë Swiss Alpina, Valser dhe Evian. Histori e njëjtë në Migros. Zëdhënësja e tij, Martina Bosshard ka konfirmuar: “Uji mineral, me gaz apo pa te, është vlerësuar shumë nga klientët tanë”. Përderisa Coop dhe Migros pohojnë se uji i pagazuar sjell fitime më të larta, diskontët Aldi dhe Lidl thonë se janë të kënaqur me fitimet e realizuara. Por për arsye konkurruese, ata nuk duan të japin numra konkretë.
Para të majme kanë fituar edhe Nestle dhe Danone, të cilat realizojnë një qarkullim global prej 8 miliardë, gjegjësisht 5,2 miliardë frangash vetëm në tregun me ujra minerale. Kjo rritje ka edhe një anë të dobët: Nestle i blen të drejtat e ujit në botë dhe ndonjëherë është e detyruar të nxjerrë ujë nëntokësor për të përmbushur kërkesat.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











