Kalendari
Konkurs për një mësues/e në Sarnen
KONKURS
Viti shkollor 2019/ 2020
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” – Këshilli
Kantonal në Obwalden, shpall konkurs për një Mësues/e për mësimin
plotësues të gjuhës shqipe, 2 orë në javë, ditën e mërkurë prej orës
14.00-16.00, pika shkollore në SARNEN.
Kandidatët që aplikojnë duhet të plotësojnë këto kritere:
a). Të jenë diplomuar në fushën e mësuesisë në institucionet e arsimit të
lartë. Përparësi kanë mësuesit e diplomuar në degët gjuhë shqipe dhe
letërsi, parashkollor, arsim fillor, histori, gjeografi, etnologji, muzikë dhe
arte të kulturës shqiptare.
b).Të jenë licencuar si mësues, sipas legjislacionit të Republikës së
Shqipërisë, Republikës së Kosovës.
c). Njohuri solide të gjuhës gjermane.
Të interesuarat-it mund të dërgojnë dosjen e plotë (CV, letrën e motivimit,
diplomën, certifikatën e punës, të skanuara) e-mailin;
LAPSH „Naim Frashëri“ Obwalden- Xhavit Shala tel 079 65 46 087
Datë: 20.11.2019
Afati i konkursit mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në portal.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit04 Dhjetor 2019
- Ora17:00
- LokacioniSarnen (OW)
- Data e përfundimit20 Nëntor 2019 - 13:00
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











