Lajme
Kompanive ajrore u kërkohet kufizim i shitjes së biletave
Kjo lëvizje pritet të çojë në më shumë anulime fluturimesh.
Aeroporti Heathrow u ka thënë linjave ajrore që të ndalojnë shitjen e biletave verore pasi vendosi një kufi në numrin e pasagjerëve.
Kufiri i ri prej 100,000 pasagjerësh ditorë, që përbën një ulje prej 4,000 pasagjerësh në ditë, do të jetë në fuqi nga e marta deri më 11 shtator, tha aeroporti.
Shefi ekzekutiv i Heathrow, John Holland-Kaye, tha në javët e fundit se numri i pasagjerëve ka tejkaluar rregullisht 100,000, duke çuar në “periudha kur shërbimi bie në një nivel që nuk është i pranueshëm”, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha se linjat ajrore, operatorët tokësorë të linjave ajrore dhe aeroporti nuk ishin në gjendje të përballonin vëllime kaq të larta.
Pasagjerët janë përballur me radhë të gjata, vonesa, anulime në minutën e fundit, bagazhe të vonuara dhe bagazhe që nuk kanë arritur në fluturime.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












