Autotech
Kompanitë bashkohen për të krijuar laptopin më të fuqishëm
Prodhuesit e njohur të çipave, Intel dhe AMD janë bashkuar për të krijuar disa çipa që do t’i mundësojnë laptopëve fuqi të jashtëzakonshme.
Kompanitë kanë njoftuar se do të shfrytëzojnë procesorin e Intelit (CPU) dhe procesorin e grafikës së AMD-së (GPU) në një pako më të vogël se ajo që ekziston sot për të bërë laptopët me dizajn më të hollë, më të lehtë, por me fuqi më të madhe.
Sa më i fuqishëm të jetë truri, aq më i shpejtë dhe më i fortë do të jetë softueri i laptopit dhe sistemet operative. Sa i përket GPU-së, sa më e mirë të jetë ajo, aq më shumë do të ketë mundësi të zhvillohen detyra të caktuara në laptop, si lojërat apo video-editime, transmeton Albinfo.ch.
Sipas njoftimeve, një laptop nga bashkimi i dy kompanive do të sillte trashësinë vetëm në 11 milimetra.
Laptopët që kanë çipin e ri të Intelit dhe AMD-së do të kushtojnë nga 1200 deri 1400 dollarë, shkruan PCWorld.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










