Sport
Komiteti Olimpik s’po bën asgjë për të ndalur korrupsionin”
Së fundmi, policia kishte bastisur shtëpinë e Carlos Nuzmanit, shef i Komitetit Olimpik të Brazilit, pasi kishin pasur “prova të forta” se ai kishte blerë vota për të siguruar Lojërat Olimpike “Rio 2016”
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik po akuzohet se “s’po bën asgjë” për të ndalur rritjen e korrupsionit. Këto akuza vijnë nga zyrtari i lartë Dick Pound.
Disa zyrtarë të IOC janë përfshirë në çështjet korruptive më 2017. Së fundmi, policia kishte bastisur shtëpinë e Carlos Nuzmanit, shef i Komitetit Olimpik të Brazilit, pasi kishin pasur “prova të forta” se ai kishte blerë vota për të siguruar Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
“Kemi pasur goditje të mëdha në kredibilitet. Çdo herë që një anëtar i IOC është i përfshirë në diçka të tillë ne po humbim më shumë kredibilitet”, ka thënë Pound për BBC.
Të hënën, presidenti i IOC, Thomas Bach, ka thënë se kjo organizatë do të veprojë ndaj korrupsionit sapo që të gjejë një provë. Por kanadezi Pound ka reaguar në mbledhjen e bordit ekzekutiv. “Çfarë jemi duke bërë me këto reagime dhe nuk po bëjmë asgjë? Duhet të dimë se s’kemi bërë mjaftueshëm”, ka thënë ai.
72-vjeçari Nuzman akuzohet se kishte ndërhyrë me pagesa me cash për të ndikuar në përkrahje brenda IOC-ut.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










