Lajme
Komisioni Evropian: Personat e vaksinuar të mos kenë kufizime në udhëtim
Komisioni Evropian është duke bërë përpjekje që të harmonizojë masat e udhëtimit që do të vlenin për të gjitha vendet anëtare
Sot Komisioni Evropian u propozoi të gjitha vendeve anëtare të BE-së që gradualisht të lehtësojnë masat e udhëtimit gjatë verës.
Ashpërsia e pandemisë në BE është zbutur, ndërsa numri personave të vaksinuar kundër COVID-19 po vazhdon të rritet.
Komisioni Evropian është duke bërë përpjekje që të harmonizojë masat e udhëtimit që do të vlenin për të gjitha vendet anëtare.
Komisioni tha se propozimi i tij është që njerëzit plotësisht të vaksinuar duhet të përjashtohen nga testimi ose karantina kur udhëtojnë nga një vend i BE-së në një tjetër.
Komisionari për Drejtësi, Didier Reinders, ka prezantuar propozimet e masave të reja, sipas së cilave personat të cilët do të kenë certifikatën digjitale COVID-19, përmes së cilës dëshmojnë se kanë marrë dozën e fundit të vaksinës kundër COVID-19, nuk duhet t’u nënshtrohen asnjë mase kufizuese, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Për një mundësi të tillë, ata duhet ta kenë marrë dozën e fundit të vaksinës më së paku 14 ditë para udhëtimit.
E njëjta e drejtë do të duhet të vlejë edhe për personat të cilët dëshmojnë se e kanë kaluar infektimin nga ky virus. Të miturit që udhëtojnë në shoqërinë e atyre që gëzojnë këto mundësi do të duhej të kenë të njëjtat të drejta.
Për të tjerët, Komisioni Evropian ka propozuar që masat të zbatohen varësisht se nga cila zonë arrijnë në BE.
Për ata të cilët arrijnë nga zonat e gjelbra nuk do të ketë asnjë masë kufizuese. Për ata që arrijnë nga zona portokalli do të kërkohet vetëm testi negativ, por jo edhe karantina.
Për ata që arrijnë nga zonat e kuqe do të kërkohet karantinë vëtëm derisa të jenë në pritje të rezultatit të testit.
Vetëm për qytetarët që vijnë nga zona “e kuqe e mbyllur”, pra ato që kanë një situatë të rëndë epidemiologjike, do të kërkohet testimi dhe karantina.
Komisioni Evropian para disa ditësh kishte arritur një marrëveshje me Parlamentin dhe Këshillin e BE-së për certifikatat digjitale të COVID-19.
Me këto dokumente do të dëshmohet se personi është vaksinuar, ose se e ka kaluar këtë sëmundje, ose se e ka rezultatin e testit ndaj virusit COVID-19.
Komisioni ka propozuar që PCR testet të pranohen me afat prej 78 orësh, ndërsa testet e shpejta – antigjen të jenë të vlefshëm për 48 orë.
Komisioni Evropian është duke diskutuar edhe me shtetet e tjera që të kenë një njohje të ndësjellë të certifikatave të COVID-19, në mënyrë që të lehtësohet udhëtimi edhe nga ato shtete.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











