Jeta në Zvicër
Komisarja e Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, vizitoi Bernën
Michelle Bachelet, ish-presidente e Kilit, e cila mori detyrën në fillim të shtatorit, falënderoi Zvicrën për mbështetjen e tij dhe paraqiti prioritetet e organizatës së saj
Komisarja e Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, më 4 dhjetor 2018 u takua me një delegacion zviceran, nën udhëheqjen e presidentit Alain Berset.
Ky takim u mundësoi pjesëmarrësve të thellojnë bashkëpunimin midis Zyrës së Komisares të Lartë me seli në Gjenevë dhe Konfederatës Zvicerane. Në këtë takim ishim të pranishëm edhe këshilltari federal, Ignazio Cassis dhe anëtarët e Komisioneve të Punëve të Jashtme të Dhomave Federale, informon albinfo.ch.
Si shtet mikpritës, Zvicra mbështet në mënyrë të konsiderueshme dhe aktive Zyrën e Komisarës të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Presidenti i Konfederatës përkujtoi se sa është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare t’u japë mjete të mjaftueshme politike dhe financiare shtyllave të OKB-së për të drejtat e njeriut.
Michelle Bachelet, ish-presidente e Kilit, e cila mori detyrën në fillim të shtatorit, falënderoi Zvicrën për mbështetjen e tij dhe paraqiti prioritetet e organizatës së saj. Të gjithë u pajtuan se bashkëpunimi i ngushtë dhe sistematik midis OHCHR dhe shteteve anëtare, është thelbësor.
OHCHR është një nga partnerët më të rëndësishëm në politikën e saj të të drejtave të njeriut për Zvicrën dhe ajo është një nga shtetet kryesore të donatorëve të këtij institucioni, i themeluar në vitin 1993.
Presidenti i Konfederatës theksoi rëndësinë e një institucioni të fuqishëm të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se vetëm bashkëpunimi midis shteteve mund të përmbushë sfidat e një bote të globalizuar. Këshilltari federal Cassis tha se Zvicra është e angazhuar për reforma që synojnë forcimin e Kombeve të Bashkuara dhe përmirësimin e ndikimit dhe efektivitetit të saj, njofton Albinfo.ch. Në veçanti, ai siguroi mbështetjen e vendit të tij ndaj atyre që i kishte nisur António Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Pjesa më e madhe e bisedimeve të së martës u përqendrua në krizat dhe konfliktet që kërcënojnë të drejtat e njeriut në pjesë të ndryshme të botës. U diskutua për tendencën për të kufizuar hapësirat për manovrim të aktorëve të shoqërisë civile si dhe për dobësimin e sundimit të ligjit që rrjedh prej tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











