Kosova
Kombëtarja e Kosovës përgatitet për përballjen me Lituaninë
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën stërvitore në prag të ndeshjes miqësore kundër Lituanisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanët stërvitën në fushën me bari sintetik në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.
Në këtë stërvitje mungoi Amir Rrahmani për shkak të lëndimit, derisa portieri Arijanet Muric është larguar nga grumbullimi për shkak të shkeljes së rregullores disiplinore.
Lidhur me grumbullimin e këtij muaji, përzgjedhësi Bernard Challandes foli kryesisht për ndeshjen ndaj Lituanisë, por edhe për atë kualifikuese kundër Suedisë.
“Jemi në prag të një fushate eliminatore dhe kemi një miqësore ndaj Lituanisë, që është mjaft e rëndësishme. Kjo miqësore vjen në një kohë të mirë, pasi kemi përballë një kundërshtar të fortë. Për mua dhe për futbollistët kjo miqësore është mjaft e rëndësishme si për mua. Duam të shohim ku jemi dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë”, ka thënë Challandes.
Ai më tutje ka konfirmuar se në miqësoren e nesërme do të mungojë Amir Rrahmani, i cili është i lënduar, derisa ka shprehur shpresën që së paku në ndeshjen e tretë kundër Spanjës të jetë në shërbim të tij. Ndërkohë, lajmet për një sherr midis Edon Zhegrovës dhe Arijanet Muricit i ka quajtur ‘fake news’, teksa ka thënë se lojtari është përjashtuar nga grumbullimi për shkak të çështjes disiplinore, gjë e cila ndodh ka ndodhur dhe ndodh edhe në kombëtaret e tjera.
Duke folur për synimet në këto kualifikuese përzgjedhësi Challandes është shprehur: “Duke parë edhe grupin që kemi do të jetë e vështirë. Nëse ju them që do të shkojmë në Katar, ju do të qeshni, por nëse ju them që nuk kemi shanse, atëherë unë jam një trajner i keq. Ndaj më mirë të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, me synimin për të bërë sa më mirë. Unë jam këtu për të përmirësuar lojën e skuadrës dhe për të bërë progres. Ky është qëllimi im dhe për këtë punoj, pasi vetëm më vonë mund të arrijmë edhe rezultate konkrete”.
Ndërkaq, Valon Berisha theksoi se miqësorja me Lituaninë është e rëndësishme dhe test i mirë për ta përgatitur ndeshjen pasardhëse. “Edhe për mua si futbollist është shumë me rëndësi kjo miqësore, pasi kemi kohë që nuk luajmë bashkë dhe duhet të shohim ku jemi, por edhe të marrim pak entuziazëm para eliminatoreve”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit















