Lajme
Zvicra “çalon” në aspektin e barazisë gjinore
Zvicra duhet të bëjë reforma në legjislacionin e saj, në segmente të caktruara që kanë të bëjnë me barazinë gjinore.
Komiteti i Ekspertëve të OKB-së i ka bërë dhjetëra rekomandime qeverisë zvicerane se si vendi mund të bëhet më egalitar, përcjell albinfo.ch.
Midis tyre janë masa të tilla si “forcimi i mëtejshëm i autonomisë ekonomike të grave”, si dhe përcaktimi i përdhunimit në bazë të mungesës së pëlqimit të viktimës, duke respektuar kështu standardet ndërkombëtare.
Në fakt, deputetët zviceranë janë duke diskutuar për një reformë të ligjit për seksin dhe përkufizimi i përdhunimit është në axhendën e tyre për seancën dimërore.
Nga ana tjetër, OKB-ja vlerësoi reformën e Aktit për Barazinë Gjinore dhe “Martesa për të gjithë”. Gjithashtu, si një zhvillim pozitiv shihet detyrimi për kompanitë me mbi 100 punonjës për të kryer një analizë të barabartë pagash.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












