Kuriozitete
Koleksioni i 18 superveturave pritet të shitet për më shumë se 40 milionë euro
Një koleksion i 18 super veturave dhe veturave garuese me vlerë të madhe pritet që të futen në ankand në Mbretërinë e Bashkuar – me vlerën e kombinuar të shitjes që pritet të kalojë shifrën e mbi 40 milionë eurove.
E listuar nga shtëpia e ankandeve RM Sotheby, “Koleksioni Gran Turismo” përfshinë 18 vetura të listuara individualisht nga një pronar anonim britanik, me vetura të ndryshme që pritet të shiten nga 258 mijë euro dhe 5 milionë euro secila, përcjell Albinfo.ch.
Vetura me vlerën më të madhe nga kjo listë është një Bugatti Chiron Super Sport 2022 – e cila pritet që të shitet në vlerën e 5 milionë eurove, rreth dy të tretat më shtrenjtë se çmimi i saj origjinal prej 2.88 milionë eurove, raporton Drive.
Bugatti Chiron Super Sport i bashkëngjiten edhe 2 modele të tjera nga prodhuesi francez i hiper-veturave, një EB110 GT i vitit 1993 dhe një EB110 Supersport i vitit 1996, me çmimet të cilat pritet të arrijnë 2.25 milionë euro dhe 3.40 milionë euro.
Në listën e 18 veturave të listuara në këtë ankand, 8 prej tyre janë Ferrari, 5 super vetura me ngjyrë të kuqe dhe me motor të vendosur në mesin e veturës si 288 GTO, F40, F50, Enzo dhe një LaFerrari, dhe tre “grand tourers” të verdhë me motorin e vendosur në pjesën e përparme si 550 Barchetta Pininfarina, Superamerica dhe një 599 SA Aperta.
Veturat tjera përshijnë modele si Lamborghini Miura SVv 1971 dhe Lamborghini Countach LP5000 S 1984. Pastaj vijnë edhe dy vetura të markës britanike Jaguar si XJR-15 i vitit 1991 dhe 1993 XJ220 S i vitit 1993.
Këtij grupi i bashkëngjiten edhe dy vetura të tjera nga markat italiane Lancia, modele si Lancia 037 e vitit 1982 dhe një Lancia Delta S4 e vitit 1985, dhe vetura nga marka gjermane e Audi-së, një Audi Quattro S1 E2 e vitit 1985.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










