Autotech

Koenigsegg Agera RS arrin shpejtësinë 444.6 kilometra në orë

Vetura më e shpejt në botë

Koenigsegg Agera RS edhe zyrtarisht është vetura më e shpejtë në botë, kjo sa i përket serive legale për treg.

Agera RS kapi shpejtësinë prej 444.6 kilometrave për orë gjatë dy vozitjeve, duke thyer të gjitha rekordet e deritanishme, dhe duke u bërë vetura më e shpejtë në botë, përcjell albinfo.ch.

Vozitësi legjendar, i cili theu rekordin në Pahrump të Nevadas, ishte Niklas Lilja nga kompania.

Me këtë shpejtësi, kompania suedeze theu rekordin e 431 kilometrave për orë të vendosur nga Bugatti Veyron Super Sport më 2010.