Sport
Klaus Gjasula prek ëndrrën: Ftohet nga Kombëtarja Shqiptare
Me ngritjen e skuadrës së tij në Bundeligën e parë, bashkë edhe me ftesën që mori nga kombëtarja shqiptare, duket se “plaku i futbollit” e ka kapur ëndrrën...
Nominimin e tij në Kombëtaren Shqiptare, Klaus Gjasula “nuk kishte guxuar ta shihte as në ëndrrat e tij më të guximshme”, shkruan gazeta gjermane Bild, duke iu referuar lajmit mbi ftesën që lojtarit shqiptaro-gjerman i është bërë për të mbrojtur ngjyrat e shtetit të tij amë, Shqipërisë.
FSHF e ka ftuar Gjasulën e ri (sepse “i vjetri” është Jurgen Gjasula) që të luajë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Islandës që luhet në Francë më 10 shtator, transmeton albinfo.ch.
Ky futbollist njihet veç tjerash edhe për faktin se, për shkaqe sigurie, prej gjashtë vjetësh bart helmetë gjatë lojës.
Gjasula, sipas gazetës është një “startues i vonuar”. Kjo për faktin se lojtari sot 29-vjeçar, kur ishte 20 vjeç ende punonte si bartës paketash. Ndërsa futboll luante vetëm për vete. Por, me vullnetin e tij të hekurt, ai për pak kohë u ngjit fare lart, deri në Bundesligën e parë.
Kur, para një viti, nga skuadra Halle e Ligës së Tretë kaloi në Paderborn ku luan tash, ai shprehej me eufori: “Liga e dytë është një ëndërr, por ajo nuk duhet të jetë patjetër fundi i ëndrrës”, përcjell albinfo.ch. Dhe, me ngritjen e skuadrës së tij në Bundeligën e parë, bashkë edhe me ftesën që mori nga kombëtarja shqiptare, duket se “plaku i futbollit” e ka kapur ëndrrën. Më mirë se kaq nuk ka si të bëhet…
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili















