Kompania KLAR do të jetë pjesë e ngjarjes më të madhe të ndërtimit në Zvicër – Swissbau 2026, Basel më datat 20-23 Janar 2026.CEO i Klar, Fabio Beshiri dhe gjithashtu Chairman i FareBau AG, i diplomuar në një nga universitet më prestigjoze tn Lucern, të Zvicrës, dhe investitor dhe zhvillues i disa projekteve në Zvicer, si Hoteli në Bad Ragaz të Kantonit St.Gallen, dy projekteve të jashtëzakonshme në një nga zonat më të mira të Kantonit Zurich, Birmensdorf. “The View” & “Yuna Green”, etj., në vijim sjell për herë të parë në Swissbau 2026 KLAR shpk si një emër në rritje të vazhdueshme në industrinë e ndërtimit.
Kompania KLAR vjen në këtë panair për të prezantuar projektet më të reja, të cilat ndërthurin teknologjinë moderne me dizajnin funksional.
Gjatë ditëve të ketij panairi, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me dy nga projektet më ikonike, ambicioze dhe vizionare të cilat po transformojnë arkitekturen urbane dhe jetesën moderne në Shqipëri.
Pjesëmarrja në Swissbau 2026 përfaqëson një hap të rëndësishëm për KLAR në forcimin e marrëdhënieve me partnerë ndërkombëtarë dhe në konsolidimin e pranisë sonë në tregun zvicerian.
Ju ftojmë të na vizitoni në stendën 1.0 / A70 për të zbuluar se si KLAR po formëson të ardhmen e ndërtimit dhe dizajnit.
Profil i shkurtër i kompanisë
Emri: KLAR shpk
Themelimi: Mbi dy dekada përvojë në industrinë e ndërtimit
Pozicionimi: Një nga kompanitë më prestigjioze të ndërtimit në Shqipëri
Prej më shumë se dy dekadash, KLAR sh.p.k. ka ndërtuar një reputacion të fortë në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme, falë përkushtimit ndaj cilësisë, inovacionit dhe standardeve të larta profesionale.
Në Swissbau 2026, KLAR prezanton dy nga projektet e saj më ambicioze:
Projektet kryesore
Alana’s Tower by Herzog & de Meuron
Një projekt që përfaqëson hyrjen e KLAR në standardet më të larta evropiane.
Projekti është konceptuar nga studioja e famshme botërore Herzog & de Meuron, një nga emrat më prestigjiozë në arkitekturën ndërkombëtare i projektuar ekskluzivisht per KLAR
Ky projekt eshte konceptuar te shnderrohet ne nje ikone modern te skyline-it te Tiranes, duke reflektuar vizionin ndertkombetar dhe standarte te larta ndertimi dhe dizajni.
Alana’s Tower eshte e vetmja kulle ne Ballkan qe nderthur brenda saj kater galeri arti etnografik, duke e kthyer ndertesen jo vetëm ne nje hapesire banimi, por ne nje pervoje kulturore te perhershme.
Nga muze nderkombetare te stadiume, rezidenca premium dhe transformime urbane, puna e H&dM ndikoi estetiken e shume qyteteve. Tani, vizioni i tyre vjen edhe në këtë projekt ne Tirane, me Alana’s Tower.
Rrotullimi 45° i strukturës së Alana’s Tower krijon një formë dinamike që maksimizon pamjet drejt Tiranes dhe malit të Dajtit. Ky vendim arkitektonik, i ndërthurur me estetikën karakteristike të Herzog & de Meuron, e kthen ndërtesen në një pikë referimi që dialogon natyrshëm me horizontin dhe me qytetin përreth.
Efikasitet energjitik, ventilim natyral, materiale të zgjedhura me kujdes. Alana’s Tower synon një standard me të lartë jetese që respekton mjedisin.
Komoditet modern, teknologji smart-home, siguri 24/7 dhe akses në shërbime të dedikuara. E gjitha në një koncept jetese të menduar për njeriun bashkëkohor.
Alana’s Tower by Herzog & de Meuron, me një pozicion strategjik në Bulevardin e Ri, Tiranë. 67 kate mbi tokë dhe 6 kate nën tokë, me sipërfaqe totale mbi tokë 107,908 m2, sipërfaqe totale nën tokë 25,092 m2.
Apartamente të ndritshme, planimetri funksionale, dizajn i paster dhe pajisje premium. Çdo detaj është menduar për të sjellë rehati dhe estetike të përkryer.
Komoditet modern, teknologji smart-home, siguri 24/7 dhe akses në shërbime të dedikuara. E gjitha në një koncept jetese të menduar për njeriun bashkëkohor.
Një projekt nga Herzog & de Meuron përfaqeson vlerë afatgjatë!
Luzaj Tower by COOP HIMMELB(L)AU Wolf D. Prix & Partner
Një projekt ikonë e bregdetit të Lungomares, Vlorë, Shqipëri.
Projekti arkitektiktonik është realizuar me një nga studiot më të famshme botërore sikurse është COOP HIMMELB(L)AU, me lokacion në AUSTRI me projekte ikonike në Evropë, SHBA dhe Azi, të guximshme dhe inovative në stilin deconstructivist.
Ky projekt është një simbol i ri urban, ku objektet janë të pozicionuara në një nga zonat më ikonike të Vlorës, pranë Lungomares, një pikë takimi mes arkitekturës bashkëkohore dhe bukurive të natyrës.
Prania e këtij projekti në Lungomare, Vlorë e pozicionon këtë zhvillim në një nivel ndërkombëtar, duke e kthyer qytetin në hartën e arkitekturës globale.
Luzaj Tower, me një pozicion strategjik mes detit dhe maleve, I përbërë nga dy objekte ikonike, 24 kate mbi tokë dhe 3 kate nën tokë: Objekti I , i dedikuar funksionit rezidencial & Objekti II, i dedikuar hotelerisë, te konceptuara në formë fluide dhe organike, duke maksimizuar pamjet panoramike që ajo ofron pranë Lungomares për investitorët.
Ballkonet perimetrale panoramike janë projektuar duke i dhënë çdo njësie vizualitet 360 gradë të natyrës së mrekullueshme të Vlorës si dhe pamje të drejtpërdrejtë të detit.
Arkitektura është ikonike një nënshkrim tipik i COOP HIMMELB(L)AU.
Ky projekt është konceptuar për tu përshtatur tregjeve ndërkombëtare që kërkojnë standarde të larta jetese dhe investimi: Gjermani, Zvicër, Austri, vendet Nordike, Itali, si dhe investitorë që kërkojnë prona ikonike në Mesdhe.
Arkitektura, lokacioni dhe cilësia e ndërtimit e bëjnë atë të krahasueshëm me zhvillime premium mesdhetare.
Misioni ynë
KLAR është e fokusuar në ofrimin e projekteve që përmbushin standardet më të larta të qëndrueshmërisë, cilësisë dhe estetikës.
Me një përkushtim të veçantë ndaj detajeve, KLAR synon të jetë partneri juaj i besuar për çdo projekt ndërtimi apo rinovimi.
Për KLAR, Alana’s Tower nuk është thjesht një projekt është pasaporta jonë drejt tregut evropian. Ndërsa Luzaj Tower nuk është thjesht një zhvillim urban, është nënshkrimi ynë në hartën ndërkombëtare të arkitekturës dhe investimit mesdhetar.
Swissbau është vendi ku inovacioni takon profesionalizmin, KLAR shpk është për të dëshmuar se jemi gati për sfidat e së ardhmes.
Na vizitoni në Swissbau 2026
20–23 janar | nga ora 09:00
Basel – Stenda 1.0 / A70
Ekipi ynë do të jetë i pranishëm gjatë gjithë ditëve të panairit për t’ju prezantuar vizionin dhe projektet tona më të reja.
KLAR ju mirëpret në Swissbau 2026!
















