Lajme

Kjo linjë ajrore në Zvicër zbulon më shumë destinacione për verën 2023

112 destinacione nga Cyrihu dhe Gjeneva gjatë sezonit të verës

 

Linja ajrore kombëtare “do të zgjerojë më tej oraret e saj të fluturimeve” për sezonin veror, i cili zgjat nga 26 mars deri më 28 tetor 2023, njoftoi kompania të mërkurën, përcjell albinfo.ch.

SWISS do të fluturojë në 112 destinacione nga Cyrihu dhe Gjeneva gjatë kësaj periudhe.

“Në frontin ndërkontinental, theksi do të jetë në destinacionet në Amerikën e Veriut që janë shumë të kërkuara, ndërsa shërbimet për në Azi do të forcohen gjithashtu”, tha linja ajrore.

Në Evropë, destinacionet e reja nga Cyrihu do të përfshijnë Bristol në Angli, si dhe Kopenhagen, Stokholm, Oslo dhe Hamburg nga Gjeneva.