Lajme
Kjo kompani planifikon ndërtimin e një fabrike të taksive fluturuese
Prodhuesi brazilian i aeroplanëve, Embraer, thotë se një fabrikë e re për të prodhuar taksi fluturues elektrik do të ndërtohet në Sao Paol, për të cilat shpreson t’i ngrejë në qiell nga viti 2026.
Fluturakja, e cila do të prodhohet nga nëndega e saj Eve, do t’i ngjasojë një helikopteri të vogël me një hapësirë të mjaftueshme për 6 pasagjerë.
Parashikohet se një udhëtim do të kushtojë rreth 50 deri në 100 dollarë për person. Eve deklaron se deri më tani ka marrë porosi për afro 3,000 taksi ajrore, raporton BBC.
Tutje kompania shpreson që të montojë një prototip këtë vit. Rregullatorët nga SHBA-ja së fundmi kanë lëshuar një afat kohor, i cili i lejon që taksitë ajrore në atë vend të fluturojnë që nga viti 2025.
Është argumentuar se avioni mund të ndihmojë në reduktimin e bllokimit të trafikut në qytetet e mbushura me njerëz, pa qenë shumë i shtrenjtë për klientët. Ato janë parë edhe si një alternativë për transportin e mallrave.
Fabrika do të ndërtohet në qytetin Taubate, rreth 140 kilometra nga Sao Paolo, kryeqytetit ekonomik të Brazilit. Sipas disa raportimeve, veturat e pasagjerëve të ngjashme me dronë fillimisht do të përdoren në flotat e taksive.
Fluturimet e para do të kenë një pilot, por një lansim i mëvonshëm i mjeteve të vetëpilotuara është gjithashtu në planet e kompanisë. Veturat do të jenë 100 për qind elektrike, duke lejuar fluturime pa emetim./BBC
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










