Lajme
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut
Kevin Mato mbrojti doktoraturën në Universitetin Teknik të Mynihut në fushën e kompjuterikës kuantike
Kevin Mato ka përfunduar me sukses doktoraturën në fushën e kompjuterikës kuantike (Quantum Computing) në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM), një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në botë, shkruan albinfo.ch.
Rrugëtimi i tij drejt kësaj arritjeje ka qenë i gjatë dhe i mbushur me punë, pasion e përkushtim.
Familja Mato, e cila u largua vite më parë nga Shqipëria drejt Italisë në kërkim të një jete më të mirë, ka qenë shtylla e tij kryesore e mbështetjes. Sot, sakrifica e tyre është kurorëzuar me një sukses të rrallë: djali i tyre është bërë një ndër emrat më premtues të shkencës moderne evropiane.
Gjatë studimeve të tij, Kevin ka ndërtuar një profil shkencëtar të jashtëzakonshëm, duke prezantuar punime kërkimore në Japoni, Evropë dhe SHBA. Kontributet e tij në zhvillimin e algoritmeve kuantike dhe aplikimeve kompjuterike të avancuara janë vlerësuar në disa forume ndërkombëtare.
Ndër çmimet më të rëndësishme që ka marrë janë:
• Vlerësimi si shkencëtari më i mirë në botë në fushën e tij, nga qendra atomike ORNL (Oak Ridge National Laboratory) në SHBA;
• Çmimi i Bashkimit Evropian për inovacion dhe kërkim shkencor, për projektet e tij që lidhin inteligjencën artificiale me teknologjitë kuantike;
• Dhe së fundmi, një grant ndërkombëtar prestigjioz, që mbështet shkencëtarët e rinj më premtues në shkencat ekzakte.
Aktualisht, Kevin Mato është pjesë e kompanisë NVIDIA, një nga liderët botërorë në fushën e inteligjencës artificiale dhe superkompjuterëve, ku vazhdon të punojë në zhvillimin e teknologjive që do të përcaktojnë të ardhmen e përpunimit kuantik.

Për familjen e tij, ky moment është më shumë se një arritje akademike – është përmbushja e një ëndrre që nisi dekada më parë. Tezja e tij, e emocionuar, shkroi në rrjetet sociale:
“Zemra më shpërthen nga gëzimi! Më kujtohet kur ishte një vjeç, dhe tani është bërë doktor në një fushë që e njeh e gjithë bota. Ky është një shembull i bukur për të gjithë shqiptarët që sakrifikojnë jashtë vendit, për të treguar se me mund, dashuri dhe përkushtim, gjithçka arrihet.”
Historia e Kevin Matos është dëshmi se dija, këmbëngulja dhe përkushtimi mund ta çojnë një shqiptar në majat e shkencës botërore. Një frymëzim i madh për çdo të ri që beson se kufijtë nuk mund ta ndalojnë ëndrrën për të arritur më lart./Albinfo.ch

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










