Lajme
Këto janë shifrat e javës së fundit nga BAG
BAG raporton 150 pranime të reja në spital. Aktualisht 471 persona po trajtohen në spital për Covid-19 ose 31 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 10,788 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 1593 raste në ditë që është 16 për qind më pak se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 309.13.
BAG raporton 150 pranime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 22 në ditë. Aktualisht 471 persona po trajtohen në spital për Covid-19 ose 31 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 44 pacientë me Covid-19 në terapi intensive. Kjo është 6 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
BAG raporton 12 të vdekur nga Covid-19 në shtatë ditët e fundit. Mesatarja 7 ditore është 2 të vdekur.
Norma pozitive në mesataren 7-ditore është aktualisht 19.0 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka rënë me 1 pikë përqindje.
Numri i testeve të bëra në një mesatare 7-ditore është 9695 teste në ditë. Ajo ka rënë me 11 përqind krahasuar me javën e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











