Lajme
Kandidatët e mundshëm për postin e kryeministrit në Britani
A do të bashkojë apo do ta përçajë Britaninë një rikthim i Boris Johnson-it?
Liz Truss dha të enjten dorëheqje si kryeministre e Britanisë vetëm gjashtë javë pasi u emërua në krye të qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të Partisë Konservatore do të përfundojnë brenda javës së ardhshme për të zëvendësuar Truss, e cila është kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë britanike. George Canning mbante më parë rekordin, duke shërbyer 119 ditë në vitin 1827 kur u nda nga jeta, shkruan REL.
Duke pasur parasysh ndarjet në Partinë Konservatore, nuk ka asnjë kandidat të qartë dhe çdo zëvendësim do të përballet me një vend që ka të ngjarë të shkojë në një recesion ekonomik. Emrat kryesorë që përfliten janë si më poshtë:
Rishi Sunak
Ish-ministri i Financave në Britaninë e Madhe mbeti pas Truss në balotazhin e garës për lidershipin konservator, por ai mund ta gjejë veten në një pozicion të favoreshëm pas dpshtimeve të pësuara nga ish-rivalja e tij.
Sunak fitoi mbështetjen e 137 deputetëve në krahasim me 113 mbështetësit e Truss dhe aleatët e tij janë ndër ata që janë më kritikët ndaj saj, por ai nuk do të ishte i pëlqyer nga aleatët e zonjës Truss dhe tradhtia e tij e perceptuar ndaj Boris Johnson u shfaq në mënyrë të përsëritur me anëtarët e partisë.
Penny Mordaunt
Një ish-ministre e mbrojtjes, Mordaunt ishte një mbështetëse e zjarrtë për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Mordaunt u duartrokit për fjalimin e saj në parlament të hënën, kur ajo mbrojti qeverinë edhe pasi kjo e fundit përmbysi shumicën e politikave të saj.
Një parlamentar britanik e ka përshkruar Mordaunt si një “diplomate të lindur”, duke iu referuar aftësisë së saj për të gjetur miq në fraksione të ndryshme të partisë.
Jeremy Hunt
Pasi programi ekonomik i Truss dështoi dhe ajo shkarkoi ministrin e saj të financave, ajo iu drejtua Hunt, një ish-ministër i shëndetësisë dhe ish ministër i jashtëm, për t’i rregulluar gjërat.
Një seri shfaqjesh të sigurta në televizion dhe në parlament, teksa ai shkatërroi manifestin ekonomik të Truss, kanë bërë që disa deputetë konservatorë t’i referohen Hunt-it si “kryeministri i vërtetë”.
Ai ka këmbëngulur se nuk e dëshiron postin e lartë, pavarësisht se ka hyrë në dy gara të mëparshme për t’u bërë kryeministër, përfshirë në vitin 2019 kur humbi në raundin e fundit ndaj ish-kryeministrit Boris Johnson. Hunt nuk ka mbështetjen e dukshme të një grupi të madh deputetësh në parlament.
Ben Wallace
Ministri i Mbrojtjes i Britanisë është një nga zyrtarët e paktë që ka dalë me besueshmëri të rritur nga trazirat e fundit politike. Wallace, një ish-ushtarak, ishte ministër i mbrojtjes për Johnson dhe Truss, është duke udhëhequr aktualisht përgjigjen e Britanisë ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Ai vendosi të mos kandidojë për të qenë lider i konservatorëve në verë, por në konferencën e partisë në fillim të këtij muaji, ai tha se nuk do ta përjashtonte më mundësin.
Boris Johnson
Ish-kryeministri i rrënuar nga skandalet e festave në kohë pandemie u rrëzua nga deputetët e tij në fillim të këtij viti, por ai mbetet një re e errët e varur mbi kryesinë e Liz Truss.
Johnson është i njohur për anëtarët dhe ka ende mbështetës besnikë në Parlament, të cilët mendojnë se ai është shansi i vetëm i partisë për të shmangur zhdukjen elektorale.
Thuhet se ai dëshiron të fokusohet në shkrimin e librave dhe financimin e financave të tij. Tani ai është jashtë garës, por punët e papërfunduara mund ta thërrasin atë sërish në krye të vendit.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













