Lajme
Këshilltarë të Melania dhe Donald Trump japin dorëheqjen
Dhuna e ushtruar nga protestuesit në Kongres ka nxitur dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë të administratës
Sipas informacioneve të fundit, dy këshilltare të larta të Zonjës së Parë, Melania Trump, dhanë dorëheqjen të mërkurën pas dhunës në Kongresin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë po konsideronin të jepnin dorëheqjen, përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe zëvendësin e tij, Matthew Pottinger, thanë burime me dijeni për këto zhvillime, sipas Zerit të Amerikes, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se Stephanie Grisham dha dorëheqjen si shefe e kabinetit të zonjës së parë, pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë me dhunë në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara në një përpjekje për të mos lejuar Kongresin të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.
“Ka qenë një nder t’i shërbeja vendit në Shtëpinë e Bardhë. Jam shumë krenar që isha pjesë e misionit të zonjës Trump për të ndihmuar fëmijët kudo, dhe krenare për shumë arritje të kësaj administrate”, tha zonja Grisham në një deklaratë.
Grisham, e cila ishte për një vit sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë, përpara se të bëhej shefe e stafit të Zonjës së Parë, nuk tha nëse dorëheqja e saj ishte në reagim ndaj dhunës në kryeqytetin e vendit, por një burim i njohur me vendimin e saj tha se dhuna e bindi atë përfundmisht për të.
Edhe sekretarja sociale e Shtëpisë së Bardhë, Rickie Niceta, dha dorëheqjen, ashtu si edhe një zëvendëssekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Matthews, thanë dy burime për Reuters.
Zoti O’Brien po konsideronte gjithashtu dorëheqjen, ashtu si edhe zoti Pottinger, zëvendës këshilltari i sigurimit kombëtar, i cili ka qenë një zë kryesor për politikën ndaj Kinës brenda administratës, thanë dy burime.
“Sapo fola me Nënpresidentin Pence”, tha zoti O’Brien në një deklaratë më herët të mërkurën, duke shtuar se “jam krenar që shërbej me të”.
Brenda Shtëpisë së Bardhë kishte gjithashtu zëra se zëvendës shefi i stafit Chris Liddell mund të jepte dorëheqjen, sipas një burimi.
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë.
Lëndime të shumta u njoftuan dhe një grua humbi jetën nga dhuna në Kapitol, ndërsa mbështetësit e Trump iu përgjigjën thirrjes së presidentit për të protestuar ndaj humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit ndaj demokratit Joe Biden. Zoti Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur dhe të pabazë se zgjedhjet u shoqëruan nga manipulime.
Zoti Biden do të inaugurohet më 20 janar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











