Kosova
Këshilli i Evropës: Çështja e Kosovës është konfidenciale
Çështja e Kosovës nuk dihet nëse është në agjendën e Këshillit të Evropës. Zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Daniel Holtgen, është shprehur se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale.
“Në terma më të përgjithshëm, procedurat për t’u bërë anëtar i KE-së janë të përcaktuara në Statutin e KE-së (veçanërisht në nenet 4, 5 dhe 20) dhe në Rezolutën Statutore që përcakton rolin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në proces. Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale. Nuk kemi më shumë informacion në këtë fazë”, është shprehur Holtgen.
Ndërsa sot mediat serbe raportuan se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është hequr nga rendi i ditës.
Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të këtij viti, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











