Lajme
Qeveria të marrë masa ndaj atyre që refuzojnë të vaksinohen
Ka kërkesa që Qeveria të marrë masa për ata që refuzojnë të vaksinohen
Kryetari i Odës së mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se duhet të merren masa ndaj stafit shëndetësor që refuzojnë të marrin vaksinën kundër virusit Covid-19. Ndërsa, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, tha se vaksinimi i detyrueshëm është cenim i të drejtave dhe lirive të njeriut.
Përballja me një valë të re është e paevitueshme, mirëpo se sa do të jetë e përballueshme për sistemin shëndetësor varet se sa qytetarë e kanë kaluar Covidin-19, kështu ka thënë kryetari i Odës së mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.
Doktor Sejdiu tha se mosdisiplina e qytetarëve sa u përket masave mund të sjellë mbylljen e vendit dhe jo Qeveria.
“Përballja me valë të reja është e paevitueshme. Se sa do të jetë e përballueshme për sistemin tonë shëndetësor është pikëpyetje, sepse nuk jemi të sigurt se sa prej qytetarëve e kanë kaluar infeksionin. Nëse ndodh mbyllja ne e mbyllim veten jo Qeveria. Vetëm mos disiplina e institucioneve tona t’u i përfshirë bizneset sidomos gastronomisë. Sepse shohim çdo ditë që masat nuk po respektohen. Mbylljen do ta bëjmë vet. Edhe ky numër i të vaksinuarve tregon shumë për disiplinën tonë. Problemet që kanë ndodhur një mosinteresim i popullatës është duke çuar në pikëpyetje arritjen e 60% të popullatës. Thirrja e institucioneve përfshirë edhe ministrinë e Shëndetësisë për popullatën është duke munguar dhe mund të ketë telashe në rritjen e numrit të të infektuarve”, tha Sejdiu.
Sipas tij, problem kryesor është mungesa e numrit të mjekëve të specializuar për t’u përballur me pasojat e infektimit.
“Problem është numri i mjekëve të specializuar për t’u përballur me pasojat e infektimit. Edhe këtu kemi mungesa. Unë mendoj se edhe në Kosovë, Qeveria duhet të marrë masa restriktive në shumicën e rasteve prej punëtorëve shëndetësor shumë shtete kanë marrë hapa që nuk mund të merren si shkelje e të drejtave të njeriut porse ruajtja e sistemit përmes largimit në pushime pa pagesë të gjithë atyre punëtorëve shëndetësor të cilët nuk vaksinohen”.
Ndërsa, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, thotë se Kosova do ta ketë një valë tjetër, mirëpo se në çfarë mase do të jetë nuk mund të parashikohet.
Tutje, ai tha se pritet përkeqësim i situatës shkaku i frekuentimit të madh të njerëzve në kafene e diskoteka.
“Pra priten rritjen në vazhdim mirëpo se në çfarë mase ajo nuk mund të parashikohet por gjithsesi një valë të katërt do ta ketë Kosova sa i përket variantit Delta. Ajo çka është me rëndësi është të arrihet 60% deri në fund të vitit. Me rëndësi që brenda gushtit të vaksinohen sa më shumë të jetë e mundur popullata sidomos ata në moshën 50 vjeçare dhe nëse kjo arrihet do të presim më me qetësi këtë variantin e ri. Diskoteka punojnë full, gastronomia full, gjithçka është heq nga masat dhe nuk respektohen as masat as distanca andaj pritet përkeqësim. Shumica e mjekëve janë vaksinuar. Vaksinimi duhet të ndodh edhe në arsim. Sepse nëse na kap edhe një valë tjetër mungesa e punëtorëve shëndetësor do të na kushtojë shumë andaj mjekët duhet të jenë më të përgatitur për valën e katërt”, tha Syla.
Megjithatë, Syla tha se Qeveria duhet të marrë masa që ai që nuk vaksinohet nuk ka të drejtë të kërkojë shërbim.
“Të bëhet i obligueshëm konsiderohet si cenim i të drejtës, mirëpo konsideroj që qeveria duhet të gjejë masa që ai që nuk vaksinohet le ta marrë përgjegjësinë për vete, atëherë nuk ka të drejtë të kërkojë shërbim. Jo të obligohen, po të sensibilizohen e të gjenden masa, të cilat e vetëdijesojnë popullatën të vaksinohen. Është në dorën e qeverisë të marrin disa masa, që ta bindin popullatën që ka vaksina dhe janë shpëtimtare”, tha ai për Eo.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









