Jeta në Zvicër
Kërkohet që dyqanet në Gjenevë të punojnë deri në orën 20:00
Për shembull, dyqani ‘Migros’ në Cyrih është i hapur deri në orën 21:00 çdo natë, përveç të dielës
Partia Popullore Zvicerane (UDC/SVP) në Gjenevë dëshiron që orët e blerjeve në Gjenevë të standardizohen dhe të zgjerohen, shkruan “Le New”.
Në përgjithësi, Zvicra fankofone ka ligje më të rrepta për orët e hapjes dhe mbylljes se pjesa tjetër e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Për shembull, dyqani ‘Migros’ në Cyrih është i hapur deri në orën 21:00 çdo natë, përveç të dielës.
Një dyqan i ngjashëm në Gjenevë është i hapur deri në orën 21:00, vetëm një herë në javë, derisa në ditët tjera të punës, mbyllet midis orës 18:00 dhe 19:30.
Stéphane Florey nga UDC thekson se kjo është nga arsyet që banorët e Gjenevës shkojnë në Francë për të blerë, pasi dyqanet janë të hapura deri vonë dhe e kanë shumë afër.
Kjo parti ka kërkuar ndryshimin e ligjit, duke lejuar dyqanet që të qëndrojnë hapur, deri në orën 20:00, çdo ditë të javës, përveç së dielës.
Sipas rregullave aktuale, dyqanet duhet të mbyllen deri në orën 19:00, me disa përjashtime të premten 19:30 dhe të shtunën në orën 18:00. Shumica e dyqaneve të dielën duhet të jenë të mbyllura.
Sindikatat nuk janë pajtuar shumë me këtë ide. Ata theksuan se nuk ka marrëveshje kolektive që mbulon industrinë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









