Kosova
Paraburgim ndaj 5 personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar të dyshuarit G.V., S.K., G.E., F.V. dhe A.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa sot ndaj tyre ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan, në afat prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari G.V., më 12 prill 2019, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, me qëllim të përfitimit ka tentuar që të pandehurit F.V. dhe A.SH., me veturën e tij të markës Audi, t’i transportonte në Zvicër, ku paraprakisht ishin marrë vesh për mënyrën e kryerjes dhe përfitimit, mirëpo me rastin e kontrollimit në pikën kufitare është konstatuar se të njëjtit posedonin dokumente të falsifikuara.
“Në këtë mënyrë, i pandehuri G.V., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, të pandehurit S.K., G.E., F.V., dhe A.SH., dyshohet që më 10 prill 2019, te qendra tregtare ‘’Jora Center’’, afër aeroportit të Prishtinës, me qëllim të përfitimit pasuror dhe shfrytëzimit të dokumentit si origjinal, kanë ndryshuar dhe kanë përdorur dokumentet e falsifikuara si origjinale, në atë mënyrë që të pandehurit F.V. dhe A.SH., me dije i kanë përdorur letërnjoftimet e falsifikuara italiane, të cilët i kanë blerë nga 1300 – 1500 euro nga i pandehuri G.E., të cilat i njëjti i kishte siguruar nga i pandehuri S.K. Me këto veprime, të pandehurit S.K., G.E., F.V. dhe A.SH., dyshohet që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu i dyshuari S.K., dyshohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi që ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila gjatë bastisjes iu është sekuestruar.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













