Lajme
Kërkohet gjykim i modelit të ‘Nurembergut’ për Putinin
Propozimi tashmë ka më shumë se 140 nënshkrues
Ish-kryeministrat britanik, Gordon Brown, dhe John Major bëjnë thirrje për krijimin e një gjykate të re ndërkombëtare për të hetuar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe vartësit e tij për sulmet e tyre në Ukrainë.
Ish-kryeministrat i janë bashkuar një fushate – së bashku me emra kryesorë nga bota e ligjit, akademisë dhe politikës – që synon të nxjerrë presidentin rus në gjyq, përkrah atyre që ndihmuan në planifikimin e pushtimit të tij të 24 shkurtit.
E nisur me një faqe interneti dhe një objektiv prej dy milionë nënshkrimesh, peticioni, i mbështetur tashmë nga 740 000 persona, kërkon të fitojë mbështetjen e publikut për një gjykatë speciale të modeluar sipas gjyqit të Nurembergut.
Propozimi tashmë ka më shumë se 140 nënshkrues, përfshirë të dy ish-kryeministrat, ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, profesorin kryesor të së drejtës ndërkombëtare, Philippe Sands, ish-prokurorët e Gjykatës Ushtarake të Nurembergut, Benjamin Ferencz dhe Helena Kennedy dhe ish-presidentin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Nicolas Bratza, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Brown tha se ”në vetëm dy ditë, peticioni që mbështet gjykatën ka siguruar tashmë mbi 735 000 nënshkrime dhe është në rritje. Le të synojmë të marrim dy milionë firma për drejtësi deri në fund të muajit”.
”Në Nuremberg ne i shpallëm fajtorë kriminelët nazistë të luftës. Tani, tetë dekada më vonë, ne duhet të sigurohemi se do të ketë një ditë llogarie edhe për Putinin. U bëj thirrje të gjithëve ta nënshkruajnë këtë peticion”, theksoi Brown.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











