Sport
Kërkesat në FIFA, një nga një
Ditë më parë Përfaqësueses së Kosovës iu bashkuan Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala dhe Sinan Bytyqi, derisa tifozët në Kosovë, po presin edhe ardhjen e yjeve si Shaqiri, Xhaka e Behrami
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka thënë se është në pritje të vendimeve nga Granit Xhaka, Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri e të tjerëve në lidhje me ardhjen ose jo në ekipin përfaqësues, shkruan albinfo.ch.
Më tej ai ka shtuar se futbollistët e interesuar duhet të bëjnë kërkesa individuale për t’ju bashkuar ekipit të Kosovës. “Ne u kemi bërë apel lojtarëve që të vijnë të luajnë për Kosovën, dhe kërkesa në FIFA duhet të bëhet individualisht”, ka thënë Vokrri në një konferencë për media.
Ditë më parë Përfaqësueses së Kosovës iu bashkuan Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala dhe Sinan Bytyqi, derisa tifozët në Kosovë, po presin edhe ardhjen e yjeve si Shaqiri, Xhaka e Behrami.
Megjithatë, kërkesat e tyre do të shqyrtohen një nga një dhe duhet të paraqiten nga vetë futbollistët. Deri më tani shqiptarët që luajnë për Zvicrën ende nuk e kanë dhënë përgjigjen përfundimtare.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










