Kosova
Kërkesat ndaj Qeverisë për përbërjen e komisionit për Provimin e Jurisprudencës
Komisioni për Legjislacion dhe Mandate i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të marrë një vendim të qartë se çfarë do të bëjë me emrat e propozuar për Komisionin e provimit të Jurisprudencës, pasi që tri kërkesat e dërguara nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, proceduralisht nuk janë në rregull.
Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, ka thënë se ministri i Drejtësisë i ka dërguar Komisionit tri letra, ku në të parën ka kërkuar pezullimin e Komisionit dhe në dy tjerat tërheqjen e Komisionit për jurisprudencën. Deputeti Arben Gashi ka thënë se as sekretari i Qeverisë, e as ministri nuk mund ta tërheqin vendimin e organit më të lartë, siç është Qeveria, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, deputeti tjetër, Shkumbin Demaliaj, ka kërkuar që drejtësisë t’i lihen duart e lira për hetime ndaj kryeprokurorit.
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha se është paradoks që njeriu, i cili dyshohet të mos e ketë fare provimin e jurisprudencës, të jetë përgjegjës për provimin e jurisprudencës.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










