Bota
Keqpërdorimi me miliarda për koronavirus
Raporti i inspektorit të përgjithshëm thotë se rreth 17 për qind e të gjitha fondeve u disbursuan për aktorë që ka mundësi të kenë mashtruar
Në mesin e panikut që mbolli pandemia e COVID-19 me nivelin e pafrenueshëm të infektimeve dhe vdekjeve në fillesat e saj, shumë para u hodhën për kapërcimin e situatës.
Por tani po dalin në pah edhe abuzimet e bëra me to. Inspektori i përgjithshëm i agjencisë amerikane për biznesin e vogël, i cili po heton programet e financuara nga qeveria federale që ndihmuan bizneset e vogla të mbijetojnë krizën më të rëndë të shëndetit publik në më shumë se njëqind vjet, pohon se mbi 200 miliardë dollarë mund të jenë vjedhur nga dy programe të mëdha për lehtësimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.
Shifrat e publikuara nga inspektori i përgjithshëm i Administratës amerikane për Biznesin e Vogël janë shumë më të larta se parashikimet e mëparshme dhe nënvizojnë se sa të cenuara ishin nga mashtruesit programet për mbrojtjen e pagave dhe huas gjatë pandemisë, veçanërisht gjatë fazave të para. Raporti i inspektorit të përgjithshëm thotë se rreth 17 për qind e të gjitha fondeve u disbursuan për aktorë që ka mundësi të kenë mashtruar, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit, vlerësimi i mashtrimit në programin e huas për dëmet ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 është më shumë se 136 miliardë dollarë, ose 33 për qind e shumës totale të shpenzuar për atë program. Vlerësimi i mashtrimeve në programin për mbrojtjen e pagave kap shumën prej 64 miliardë dollarësh, tha inspektori i përgjithshëm.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Bolonjës, ku një djalë 12-vjeçar me... -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












