Kosova
“Kemi arritur marrëveshje”, Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi
“Kemi arritur marrëveshje” -zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi
Fletëarrestet e Serbisë kundër ish-ushtarëve të UÇK-së nuk do të zbatohen më nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut, sipas zëvendëskryeministrit atje, Izet Mexhiti, përcjell albinfo.ch.
Një marrëveshje politike, sipas tij, është arritur në qeverinë maqedonase.
Ai thotë se së shpejti do të marrin vendim “që të aplikohet një zgjidhje sistemore, ligjore dhe e përhershme që ish-ushtarët e UÇK-së mos të ndalohen në kufijtë e Maqedonisë së Veriut”.
Për shkak që Kosova nuk është anëtare e Interpolit – organizatës më të madhe policore globale, Serbia vazhdimisht i përditëson listat me emrat e ish-ushtarëve të UÇK-së në këtë institucion të sigurisë, gjoja për “krime lufte”, shkruan KosovaPress.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, thotë se ish-ushtarët e UÇK-së do të mund të lëvizin lirshëm në Maqedoni të Veriut, pavarësisht lëshimit të fletëarrestit nga Serbia në Interpol.
Ai deklaron se kanë marrëveshje politike në kabinetin qeveritar dhe se shumë shpejt do të merret vendimi “sipas modelit kroat apo slloven që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë të përhershme”.
“Një prej çështjeve që ka mbetur prej të kaluarës është arrestimi i ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Meqenëse Serbia është anëtare e Interpolit dhe Kosova nuk është, prandaj vazhdimisht i azhurnon listat e ushtarëve, dhe kjo mandej paraqet problem. Këtë problem nuk e kanë zgjidhur për 20 vjet pushtetet e kaluara apo partitë e kaluara shqiptare. Tash mund të them ekskluzive për juve se kemi marrëveshje politike në qeveri. Kemi marrëveshje politike që kjo të zgjidhet në mënyrë sistemore me modelin kroat, slloven dhe modelet evropiane.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











