Lajme

Keller-Sutter kritikon Serbinë: “Nuk duam të na diktojnë kontrabandistët kush të vijë në Evropë”

Keller-Sutter njoftoi se Serbia do t'i jepte fund praktikës së mëparshme të vizave për Burundin. Për Tunizinë, hapi duhet të vijojë më 20 nëntor

Sipas ministres federale të Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, Serbia do të përshtatë më shpejt praktikën e saj të diskutueshme të vizave për disa vende. Është e papranueshme që njerëz që nuk janë në nevojë të kontrabandohen në Evropë.

“Ne nuk duam të na diktojnë kontrabandistët që mund të vijnë në Evropë dhe që nuk munden”, ka thënë ajo.

Sidoqoftë, lëvizja më e re nga Beogradi është gjithashtu një sukses edhe për ministren Sutter, transmeton albinfo.ch. Serbia ka njoftuar se deri në fund të vitit do të rregullojë politikën e vizave për Tunizinë, Burundin, Indinë dhe Kubën.

Komisioni i BE-së qe përfshirë në presionin ndaj Serbisë pasi Zvicra, Austria, Gjermania dhe Franca e kishin kërkuar këtë. Tani, e gjitha duhet të shkojë më shpejt.

Në kuvendin partiak të FDP që u mbajt sot në Burgdorf, Keller-Sutter njoftoi se Serbia do t’i jepte fund praktikës së mëparshme të vizave për Burundin. Për Tunizinë, hapi duhet të vijojë më 20 nëntor, shkruan nzz.ch. Ajo vetë kishte mësuar lajmin e mirë të premten mbrëma, tha ajo.

Serbia po përmbush kështu një kërkesë të BE-së. Disa vende të BE-së dhe Zvicra akuzojnë Serbinë për tërheqjen e njerëzve me udhëtime pa viza dhe lejimin e tyre për të hyrë në zonën Shengen.

Ministrja zvicerane e Drejtësisë Karin Keller-Sutter u shpreh e kënaqur me rregullat e reja të vizave të Serbisë: “Presioni i Zvicrës, si e vetme, nuk ka  efekt, por ne kemi arritur diçka së bashku në Komisionin e BE-së. Dhe Komisioni i BE-së kishte levat e duhura për veprim ndaj Serbisë. Shpresoj se kjo do të bëjë diçka për të lehtësuar situatën aktuale të tensionuar”.

Në “Samstagsrundschau” në Radio SRF, Keller-Sutter shprehu pakënaqësinë e saj që Serbia, e cila është afër zonës Shengen, u ka mundësuar vendeve si Kuba dhe India udhëtim pa viza. Kjo është një barrë për zonën Shengen, tha Keller-Sutter, përcjell albinfo.ch. Ajo mendon se kjo është e papranueshme.

Edhepse shumica e refugjatëve që vijnë në zonën Shengen nëpërmjet rrugës ballkanike vijnë nga Siria dhe Afganistani, që nga fillimi i vitit, numri i emigrantëve nga Turqia, Tunizia, India, Burundi dhe Kuba është rritur ndjeshëm. Kjo, falë politikës “liberale” të vizave që udhëheq Serbia, kryesisht ndaj shteteve që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës ose që kanë tërhequr këtë njohje.