Kosova
Kasumi tregon si kanë gjetur trupin e policit
“Unë edhe më herët kam thënë që ato kufoma nuk do të kenë tesha në trup dhe është vërtetuar edhe me rastin e sotëm dhe edhe trupin tjetër nuk besoj se e ka dërguar shumë larg. Në momentin që kanë ra në ujë, trupi ka qenë i nxehtë dhe kur është i nxehtë është i lëvizshëm dhe me gjasë ky ka mbet aty tek ato ura”, ka deklaruar Kasumi
Ismajl Kasumi njëri ndër zhytësit më me përvojë që i është bashkuar sot kërkimeve të Policisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Kosovës në kërkimin e trupave të policëve në lumin e Lepencit ka treguar se si kanë gjetur trupin e policit, Malsor Dashi.
Kasumi menjëherë pas përfundimit të kërkimeve për ditën e sotme ka treguar momentin kur vajza e tij e ka gjetur trupin e policit.
“Ne kemi filluar gjurmimet që nga vendi ku ka ndodhur rasti duke vazhduar poshtë sidomos ato urat që kanë qenë të mbyllura, dhe më në fund arritëm ta gjejmë njërin ndër trupat e policëve të pa jetë”, ka thënë Kasumi.
“Mirëpo është bërë një punë profesionale e gjithë zhytëseve që kanë qenë këtu dhe dashtë zoti që edhe trupin tjetër ta gjejmë sa më parë”, ka shtuar tutje ai.
Trupin e kishte gjetur vajza e tij. “Vajzën time në atë moment e kam parë duke vrapuar dhe kam menduar se ka diçka, pastaj unë dhe hoxha kemi shkuar bashkërisht e kemi pa dhe momentin e parë që e kemi pa, kam kërkuar një batanije për ta mbuluar, që qytetarët që kanë qenë jashtë të mos tmerrohen”, u shpreh Kasumi para gazetarëve.
Në anën tjetër vajza e Kasumit, ka thënë se fillimisht kanë dyshuar për një vend tjetër se ku mund të gjenden trupat e policëve.
Zhytësi më me përvojë në Kosovë, Kasumi ka thënë se ende nuk e din nëse do të i bashkohet edhe nesër kërkimeve për gjetjen e policit tjetër.
Po ashtu më tej ai ka sqaruar mundësinë se si kufomat të jenë bartur rreth pesë kilometra larg vendit të aksidentit, teksa është shprehur edhe polici tjetër nuk mund të ketë shkuar shumë larg.
“Unë edhe më herët kam thënë që ato kufoma nuk do të kenë tesha në trup dhe është vërtetuar edhe me rastin e sotëm dhe edhe trupin tjetër nuk besoj se e ka dërguar shumë larg. Në momentin që kanë ra në ujë, trupi ka qenë i nxehtë dhe kur është i nxehtë është i lëvizshëm dhe me gjasë ky ka mbet aty tek ato ura”, ka deklaruar Kasumi.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












