CH-Ballkani
Karta identiteti dhe viza false në autobusin Shqipëri-Greqi
Dy shtetas shqiptarë u arrestuan në Greqi, pasi u janë gjetur 350 karta identiteti gjermane dhe franceze, si dhe 100 viza gjermane.
Personat e arrestuar janë një shofer i autobusit të një linje Shqipëri-Greqi, si dhe ndihmësi i tij, përkatësisht 41 dhe 38 vjeç, shkruajnë mediat shqiptare. Arrestimi i tyre është kryer në rrugën Ionia, pranë Artës, nga departamenti policor i kësaj zone, përcjell albinfo.ch.
Pas kontrollit që është bërë në automjetin e linjës, janë gjetur dokumentet false të fshehura pas ulëses së shoferit, në brendësi të kabinës së tij.
Dy të arrestuarit janë dërguar te prokurori i zonës, ku u është dhënë akuza për falsifikim.
Dyshohet se ata janë pjesëtarë të një rrjeti që kryen trafikimin e refugjatëve nga Greqia drejt vendeve të Evropës Qendrore. Autobusi u sekuestrua, së bashku me dokumentet.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











