Lajme
Karota, vetitë kuruese të saj
Karotat janë dhe kanë qenë pjesë e rendësishme e dietave vegjetariane. Karotat janë perime rrënjë që i takojnë familjes Apeaceae apo Umbelliferrous. Karota shpesh përdoret në terapi me lëngje për trajtimin e disa sëmundjeve.
A është karota e mirë për shëndet?
Karota ka pak kalori dhe nuk përmban aspak yndyrë. Ofron doza të larta me vitaminë A dhe antiokside të tjera. Me poshtë mund të lexoni për dobitë shëndetësore të karrotës në lëkurë, flokë dhe shëndet.
- Përfitimet në sy
Karotat janë të jashtëzakonshme për sy dhe kjo duke iu falënderuar prezencës së sasisë së madhe të beta karotenës, e cila në mëlçi më pas shndërrohet në vitaminë A. Një studim ka vërtetuar se konsumi i beta karotenës zvogëlon rrezikun e humbjes së shikimit për 40%.
- Dobi në sistemin kardiovaskular
Karotat përmbajnë lloj-lloj antioksidues dhe pliacetilene që së bashku ofrojnë mburojë mbrojtëse në zemër. Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sasi të lartë me karotenoid zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Konsumi i rregullt i karrotave na mbron zemrën nga dëmet oksiduese, formimi pllakave dhe ngritjen e kolesterolit të keq. Kjo për shkak se përmbajnë fibra të tretshme, të cilat lidhen me acidet e vrerit.
- Parandalon kancerin
Studimet kanë treguar se konsumi i karrotave mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit te mushkërive, kancerit të gjirit dhe kancerit të zorrës. Kjo për shkak se karrotat janë të pasura me antioksidues poli-acetilene, falcarinol i cili lufton kancerin duke shkatërruar qelizat parakancerogjene tek tumoret. Kështu karrotat posedojne përbëres antikancerogjen që mbërthejnë rritjen e qelizave kancer në zorrë dhe gjithashtu përkrahin shëndetin e sistemit të tretjes.
- Forcojnë sistemin imunitar
Karotat përmbajnë lloj-lloj materie ushqyese dhe antioksiduese që së bashku me vitaminën C forcojnë sistemin e imunitetit tuaj. Konsumi i rregullt krijon mburojë mbrojtëse për trupin tuaj.
- Shëndeti dentar
Karotat janë të dobishme për dhëmbet dhe gojen pasi që ato gërryejnë pllakat dhe pjesoret e ushqimeve nga dhëmbet mu ashtu si vepron furqa. Mineralet prezente në karrota vrasin mikrobet e dëmshme në gojë dhe parandalojnë prishjen e dhëmbeve.
- Parandalon plakjen
Nivelet e larta me beta karotene në karrota veprojnë si antioksidues për të parandaluar dhe kthyer mbrapsht dëmet e qelizave të bëra në trup përmes metabolizmit të rregullt. Kështu, ndihmon në ngadalësimin e plakjes se qelizave.
- I dobishëm gjatë menstruacioneve dhe fazës së menopauzës
Lengu i karotës është tejet i dobishëm për femrat. Kjo për shkak se fitoestrogjeni në karrota ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të menstruacioneve dhe rregullon gjakderdhjen tek ato gra që kanë shumë gjakderdhje gjatë menstruacioneve. Është gjithashtu e dobishme për gratë që ndodhen në menopauzë pasi që ndihmon në largimin dhe stabilizimin e simptomave të menopauzës.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç













