CH-Ballkani
Karateistët e Kosovës nuk lejohen të hyjnë në Serbi
Përfaqësuesja e Kosovës në karate nuk u lejua të hyjë në Serbi. Policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesja e karatesë do të duhej të merrte pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.
Në Serbi nuk është lejuar të luajë as Kosova në hendboll, gjegjësisht vashat U-20.
Tensionet në kohën e fundit janë shtuar pasi kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri e ka ndaluar një ndeshje të klubit Cervena Zvenda në Graçanicë.
13 karateistë kishin udhëtuar për në Serbi ku 11 prej tyre ishin në kategorinë individuale të disiplinave kata dhe kumite.
Vlerona Shala, Argjend Berjani, Gresa Zhitia, Adelina Rama, Fortesa Orana, Diellza Dragusha, Ylli Cenaj, Alvin Karaqi, Herolind Nishevci, Orges Arifi, Elhami Shabani, do të garojnë në individuale, kurse në ekipore Kosova përbëhet nga femrat: Gresa Zhitia, Adelina Rama, Fortesa Orana dhe Diellza Dragusha dhe meshkujt: Orges Arifi, Ylli Cenaj, Durim Haziri, Alvin Karaqi, Herolind Nishevci, Blodin Pakashtica dhe Elhami Shabani.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










