Lajme

Karantina dhe rregullat për testim gjatë udhëtimeve hyrëse për në Gjermani

Rregulla aktuale në rast të (ri-)udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë

Për ata persona që nuk zotërojnë shtetësinë gjermane, por as shtetësinë e ndonjë vendi tjetër brenda BE-së (+ Norvegji, Islandë; Lihtenshtein, Zvicër), vazhdojnë të mbeten të vlefshme kufizimet e udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga pandemia.

Në parim mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë këta persona:

  • Nënshtetas gjermanë, si dhe nënshtetas të vendeve të tjera anëtare të BE-së, vendeve të Zonës Schengen (+ Norvegji, Islandë; Lihtenshtein, Zvicër) dhe
  • Personat me leje të vlefshme gjermane qëndrimi (jo vizë) në njërin nga këto vende, dhe
  • persona të vaksinuar plotësisht  (d.m.th. ata që përpara të paktën 14 ditësh janë vaksinuar me të gjitha dozat e nevojshme të vaksinave të mëposhtme kundër Covid-19: BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza; Johnson&Johnson/Jannssen –nga një dozë) dhe paraqesin dëshminë e vaksinimit dhe në rast nevoje edhe vizën përkatëse, dhe
  • Personat që janë objekt i Përjashtimeve nga kufizimet e hyrjes kushtëzuar prej pandemisë, nëse duhet me vizën përkatëse.

Ata, të cilët mund të udhëtojnë, gjatë udhëtimit hyrës nga Shqipëria duhet të kenë parasysh si në vijim:

  • Udhëtimet hyrëse për udhëtarët nga mosha 6 vjeç e lart parimisht janë të lejuara me një test të vlefshëm negativ, ose me një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër Covid-it, ose dëshmi mbi shërimin rishtaz nga infektimi me Covid. Kjo vlen që nga data 01.08. ose 23.12.2021 pavarësisht itinerarit:
    Cilat dokumente më nevojiten?
    Në çfarë forme duhet të paraqiten dokumentet ?
  • Lutemi të mbani në konsideratë që grupimi në një kategori të caktuar, e bashkë me të edhe rregullat e hyrjes në Gjermani, mund të ndryshojnë edhe brenda një kohe të shkurtër. Përcaktuese janë gjithnjë rregullat që vlejnë në momentin e hyrjes në Gjermani.
  • Lutemi të mbani në konsideratë edhe  udhëzimet në Faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë

Detyrim testimi dhe paraqitjeje të dëshmisë për të vaksinuarit dhe të shëruarit në rast të udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë

Udhëtarët nga mosha 6-vjeçare e lart në në rast udhëtimesh hyrëse drejt Gjermanisë duhet të paraqesin dëshmitë në vijim:

Në rast të udhëtimeve hyrëse nga rajonet me variante të virusit: një test negativ për Covid-19. Dëshmia e vaksinimit, ose një dëshmi mbi shërimin në këtë rast nuk mjaftojnë.

Në rast të udhëtimeve hyrëse nga rajonet e tjera (pavarësisht kategorizimit apo mjeteve të transportit): Një dëshmi e vaksinimit, një dëshmi mbi shërimin pas infektimit ose një rezultat negativ i testimit për Covid-19.

Këto dëshmi duhet të paraqiten në momentin e hyrjes. Në rast të një udhëtimi hyrës përmes transportit ajror, dëshmia, nëse kërkohet, duhet t‘i paraqitet para fluturimit edhe kompanisë ajrore.

Përjashtimet nga detyrimi për testim/paraqitje të dëshmisë:

Nga detyrimi për paraqitje të dëshmisë gjatë udhëtimit përjashtohen veçanërisht për personelin e transportit.

Udhëzime lidhur me rregullat për dëshmitë e sipërpërmendura i gjeni më poshtë.

Dëshmitë duhet të paraqiten jo më vonë se 10 ditë pas udhëtimit hyrës me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse. Informacione më të hollësishme lidhur me detyrimin për testim dhe dëshmim të vaksinimit gjeni në faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë.

Kriteret për testet dhe dëshmitë lidhur me vaksinimin dhe shërimin

Informacione lidhur me detyrimin për dëshmim gjeni në faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë.

Përgjithësisht si dëshmi vlen
Për të testuarit negativ:

Rezultati negativ i një testi PCR në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane ose spanjolle. Testi duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orë para udhëtimit hyrës (koha e marrjes së mostrës),

ose

një rezultat negativ i një testi të shpejtë antigjen në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane ose spanjolle. Testi në rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me rrezikshmëri të lartë duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orë para udhëtimit hyrës. Në rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me variante të virusit, testi duhet të jetë bërë jo më herët se 24 orë para udhëtimit hyrës.

Informacione më të hollësishme rreth njohjes së testeve ofron Instituti Robert Koch në faqen e tij të internetit.

Për të vaksinuarit plotësisht:

Dëshmia mbi vaksinat mbrojtëse ndaj Covid-19 në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane dhe spanjolle në formë të letrës (origjinal, p.sh. pasaporta e verdhë e OBSH-së e vaksionimit), ose në formë dixhitale të kontrollueshme (një fotografi dixhitale e një dëshmie të vaksinimit nuk mjafton!).

Të vaksinuar konsiderohen të gjithë personat, të cilët i kanë marrë të gjitha dozat e nevojshme të njërës nga vaksinat kundër virusit Covid-19, të përmendura në faqen e internetit të Institutit Paul-Ehrlich (aktualisht: BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, Johnson&Johnson/Jannssen –nga një dozë). Që nga marrja e dozës së fundit duhet të kenë kaluar së paku 14 ditë. Përveç kësaj të vaksinuarit nuk duhet të shfaqin simptoma tipike të virusit Covid-19.

Certifikatat shqiptare të vaksinimit njihen formalisht nga Bashkimi Europian. Kjo do të thotë që ato konsiderohen të vërteta dhe mund të paraqiten gjatë hyrjes në Bashkimin Europian.

Për hyrjen në Gjermani vlen: Do të njihen dhe pranohen vetëm vaksinat e njohura nga Instituti Paul-Ehrlich. Vaksina të tjera nuk njihen.

Për të shëruarit:

Rezultati pozitiv i testit PCR, i bërë para të paktën 28 ditëve, por jo më herët se para 6 muajve (rezultatet pozitive të testeve antigjen ose të antitrupave nuk mjaftojnë!).Dëshmia e testimit duhet të paraqitet në formë të printuar (origjinal), ose në formë digjitale të kontrollueshme (një fotografi digjitale e një dëshmie të vaksinimit nuk mjafton!) dhe të jetë në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane ose spanjolle.

Informacione më të hollësishme lidhur me rregulalt e hyrjes në Gjermani gjeni në faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë .

Regjistrimi digjital i hyrjes

Udhëtarët, të cilët në dhjetë ditët e fundit para udhëtimit për në Gjermani kanë qëndruar në një zonë rreziku të lartë, apo zonë me variante të virusit para arritjes së tyre në Gjermani duhet të regjistrohen në faqen www.einreiseanmeldung.de dhe gjatë hyrjes të kenë me vete dëshminë e regjistrimit.

Info

Që prej ditës së diel, datë 16.01., Shiqipëria kategorizohet si zonë e rrezikut të lartë. Në rastin e udhëtimeve hyrëse prej Shqipërisë është i nevojshëm regjistrimi digjital i hyrjes.

Nga ky detyrim përjashtohen veçanërisht personat:

  • të cilët vetëm kanë kaluar nëpër një rajon me rrezik të lartë apo në një zonë me variante të virusit, por nuk kanë qëndruar aty për një periudhë të ndërmjetme,
  • që janë vetëm kalimthi nëpër Gjermani dhe largohen sërish në rrugën më të shpejtë nga vendi, ose
  • në rast transporti ndërkufitar: persona të cilët kanë qëndruar më pak se 24 orë në një zonë rreziku të lartë apo në një zonë me variante të virusit, ose që hynë në Gjermani për të qëndruar atje më pak se 24 orë.
  • Në rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me rrezik të lartë (jo rajon me variante të virusit) vlejnë si përjashtim qëndrime që kanë zgjatur jo më shumë se 72 orë për vizitë pranë familjarëve të afërt (prindër, fëmijë), bashkëshortëve dhe partnerëve bashkëjetues, që nuk janë pjesë e të njëjtës ekonomi familjare apo që ushtronjë një të drejtë të pjesshme kujdestarie

Info

Lutemi të mbani në konsideratë: regjistrimi i udhëtimit hyrës kryhet vetëm përmes linkut www.einreiseanmeldung.de dhe nuk ka kosto. Gjatë kontrolleve do të pranohen vetëm dëshmitë e lëshuara përmes kësaj faqeje interneti

Nëse në raste përjashtimore nukë shtë e mundur të kryhet regjistrii digjital i udhëtimit hyrës, në vend të tij udhëtarët duhet të plotësojnë një formular të printuar.

 

Detyrimi i karantinimit

Në Gjermani vlenë detyrimi i karantinimit sipas  Rregullores së udhëtimeve hyrëse të Ministrisë Federale të Shëndetësisë së datës 28 shtator 2021

Info

Që prej datës 16.01. Shqipëria kategorizohet si vend i rrezikut të lartë!

Sipas Rregullores së re të udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë me një qëndrim paraprak në një rajon me rrezik të lartë, ose rajon me variante të virusit brenda 10 ditëve të fundit vlen detyrimi,

  • për të shkuar në destinacionin tuaj menjëherë pas udhëtimit hyrës dhe
  • për të qëndruar aty në izolim shtëpiak (karantinë). Pas një qëndrimi në një rajon me rrezikshmëri të lartë, udhëtarët duhet të qëndrojnë në izolim shtëpiak për 10, e në rast të qëndrimit në një rajon me variante të virusit, për 14 ditë. Gjatë këtij izolimi nuk lejohet dalja nga shtëpia, ose banesa apo pranimi i vizitorëve.

Përjashtime nga detyrimi i karantinimit:

Detyrimi i karantinimit nuk vlen veçanërisht për ata persona, të cilët

  • vetëm kanë kaluar përmes një rajoni me rrezikshmëri të lartë (rajoni me variante të virusit) dhe nuk kanë ndaluar aty për një qëndrim të ndërmjetëm, ose
  • të cilët vetëm udhëtojnë përmes Gjermanisë dhe largohen nga vendi sërish përmes rrugëve të shpejta

Informacione të tjera udhëtarët mund të gjejnë në faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë.

Në rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me rrezik të lartë (jo rajon me variante të virusit) vlen:

Karantinimi mund të ndërpritet para kohe, nëse portalit të udhëtimeve hyrëse (www.einreiseanmeldung.de) i përcillet  një rezultat negativ i testimit, një dëshmi vaksinimi, ose dëshmi mbi shërimin. Nëse dorëzohet një certifikatë shërimi ose vaksinimi para hyrjes, nuk kërkohet karantinim. Në rast të paraqitjes së testit, testimi duhet bërë jo më parë se 5 ditë pas udhëtimit hyrës.

Për fëmijët nën moshën 6-vjeçare karantinimi përfundon edhe pa dëshmi pas 5 ditëve pas udhëtimit hyrës (në vend të 10 ditëve).

Në rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me variante të virusit vlen:

Shkurtimi i karantinimit përgjithësisht nuk është i mundur. Nëse vendi përkatës është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë gjatë kohës së izolimit dhe me këtë nuk konsiderohet më rajon me variante të virusit, vlejnë rregullat e rajoneve me rrezikshmëri të lartë me mundësitë për përjashtime të përmendura më lart.

Informacione të tjera udhëtarët mund të gjejnë në faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë