Kosova
Kaq do të jenë pagat e mësimdhënësve me rritje
SBASHK ka bërë me dije se greva në arsim do të ndërpritet pasi kanë arritur një marrëveshje të re me Qeverinë e Kosovës.
Nënkryetari i SBASHKU-ut, Lutfi Mani, ka thënë për “klankosova.tv” se është arritur marrëveshje e re, por se kjo nuk është më e mira e mundshme.
“Qeveria ka pranuar që të rritë koeficientin për mësimdhënësit dhe pagat do të jenë me rritje”, tha Mani, përcjell albinfo.ch.
Në një dokument të siguruar nga “Klan Kosova” janë rrogat me rritje që do të marrin punëtorët e arsimit parauniversitar.
Kështu mësimdhënësit në shkollat e mesme të larta do të kenë një pagë bazë prej 621 euro, dhe nëse kanë përvojë 15-vjeçare, pagat e tyre do të jenë 668 euro.
Mësimdhënësit në shkollat e mesme të ulëta do të kenë një pagë bazë prej 585 euro, dhe me 15 vite përvojë punë, paga shkon në 629 euro.
Mësimdhënësit në shkollat fillore do të kenë pagë bazë prej 549 euro, kurse mësimdhënësit në shkollat parashkollore 535 euro.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














