E-Diaspora
Kapet rrjeti shqiptar i drogës: 15 kilogramë heroinë me vlerë prej 1 milion frangash
Policia ka arrestuar gjashtë persona: 4 shtetas të Shqipërisë dhe 2, të Serbisë, si dhe ka konfiskuar 15 kilogramë heroinë, vlera e së cilës në treg ëshrë rreth një milion franga
Policia e Kantonit të St.Gallenit ka zbuluar një rrjet të tregtisë me drogë, i cili nga kantoni St.Gallen ka shitur drogë te tipit heroinë në gjithë Zvicrën, shkruan sda.ch. Me këtë rast policia ka arrestuar gjashtë persona: 4 shtetas të Shqipërisë dhe 2, të Serbisë, si dhe ka konfiskuar 15 kilogramë heroinë, vlera e së cilës në treg ëshrë rreth një milion franga, transmeton albinfo.ch.
Policia thotë se drogën në St.Gallen e kanë sjellë korrierët nga Shqipëria. Nga aty pastaj përmes shitësve me shumicë ajo është shpërndarë dhe shitur në gjithë Zvicrën.
Ndaj 6 të arrestuarve është iniciuar procedura penale .
Pas hetimeve intensive që kanë zgjatur disa muaj, në të cilat, përveç Policisë Kantonale të St.Gallenit janë përfshirë edhe ato të kantoneve: Cyrih, Schwyz, Gjenevë si dhe Policia Federale (Fedpol), nga mesi i shkurtit 2018 është kapur një shtetas 43 vjeçar i Serbisë dhe vëllai i tij tetë vite më i ri.
Pas bastisjeve në në kantonet St.Gallen, Schwyz dhe Cyrih janë konfiskuar rreth 13.5 kilogramë heroinë dhe disa mijëra franga para.
Dy personat që kanë marrë drogën nga dy vëllezërit e përmendur, dy shtetas shqiptarë të moshave 25 dhe 26 vjeçare janë arrestuar nga Policia Kantonale e Gjenevës, përcjell albinfo.ch. Në ambientin ku kanë vepruar ata, janë gjetur edhe disa kilogramë heroinë dhe substancë për përpunim (hollues).
Edhe dy shqiptarë tjerë, 24 dhe 26 vjeçarë, po ashtu shitës të drogës janë arrestuar në kuadër të këtij aksioni, në regjionin Walensee.
Policia nuk mund të saktësojë ende se sa ka pasur drogë dhe sa substancë në fjalë, por kosntaton se bëhet fjalë për gjithsej më shumë se 15 kilogramë heroinë të kapur në kaudërf të këtij aksioni.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











