CH-Ballkani
Kapen 7 shqiptarë të Kosovës në Mallorca: Kanë kryer 150 vjedhje
Ata, që të gjithë shqiptarë të Kosovës, siç shkruan gazeta ”Mallorca Zeitung”, janë arrestuar në Mallorca, Menorca dhe Valencia.

Policia spanjolle ka kapur në Mallorca një bandë prej shtatë personash të cilëve u ngarkohen 150 vjedhje dhe grabitje të kryera në qytete të ndryshme të këtij ishulli.
Ata, që të gjithë shqiptarë të Kosovës, siç shkruan gazeta ”Mallorca Zeitung”, janë arrestuar në Mallorca, Menorca dhe Valencia.
Gjësendet e vjedhura që u janë gjetur dhe konfiskuar pjesëtarëve të bandës me rastin e arrestimit të tyre kanë qenë vetura luksoze, (si Porsche 911, BMWX5) ora markash të shtrenjta dhe para. Gjësendet janë nga grabitjet e bëra në Santa Ponça, Llucmajor etj., transmeton albinfo.ch. Ata kanë vjedhur para së gjithash në banesat luksoze në këto qytete.
Që të shtatë pjesëtarët e bandës ndodhen në paraburgim.
“Operation Grey Lion” siç është quajtur operacioni për kapjen e bandës, ka nisur që nga fillimi i vitit. Së pari policia kishte arrestuar dy pjesëtarë të bandës në prill të këtij viti në një banesë me qira në afërsi të Aeroportit të Pallma de Mallorca-s, transmeton albinfo.ch. Në gusht ishte kapur një tjetër pjesëtar dhe kështu me radhë. Ndërsa koka e bandës i cili banonte në Valencia është kapur në këtë qytet së bashku me dy vjedhës tjerë.
Gjësendet e vjedhura, hajdutët synonin t`i shisnin kryesisht në tregun e zi shqiptar.
E-Diaspora
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës Ekspozita e tij e veçantë, ringjall solidaritetin e Zvicrës në kohë lufte në shtetin e Kosovës...
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
Jeta në Austri
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri Shifrat nga Shërbimi Publik i Punësimit (AMS) tregojnë se 364,419 persona janë aktualisht të papunë, 43...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri