Lajme

Kantonet i kërkojnë Qeverisë federale të vendosë gjoba për abuzuesit e energjisë

Më 1 shtator Këshilli Federal prezantoi planin e tij të veprimit për të shmangur mungesat e energjisë, duke përfshirë uljen e ngrohjes së brendshme në 19 gradë, përcjell albinfo.ch.

Në një letër drejtuar Këshillit Federal, kantonet kërkojnë sanksione uniforme në gjithë vendin, në rast se rregullat federale nuk respektohen.

Ata kërkojnë sqarime se kush do të ketë përgjegjësinë për kontrollin dhe dhënien e gjobave në rast mosrespektimi.

Kantonet janë të shqetësuara se nuk do të ekzistojnë rregulla uniforme, por në vend të kësaj do të vendosen masa të ndryshme rajonale, siç ishte rasti gjatë pandemisë Covid.