CH-Ballkani

Kamioni shqiptar me 230 kg marihuanë ndalohet nga policia gjermane

Pasi u kuptua se bëhet fjalë për erë tipike të marihuanës, gjatë kontrollimit të mëtejmë policia gjeti afër 300 gypa të plastikës të cilët ishin të mbushur me marihuanë. Sipas policisë bëhet fjalë për 230 kg mariuanë, që është sasi rekorde në Niederbayern

Policia e Passaut në Gjermani  në autostradën A3 ka ndaluar një kamion i cili ishte i mbushur me marihuanë që vinte nga Italia dhe ishte  destinuar për t’u kontrabanduar për në Holandë.

Të hënën më 17 tetor, zyrtarët hetimorë policorë të Passaut kanë ka kontrolluar një kamion me tabela të Shqipërisë në autostradën A3 në Passau, shkruajnë mediat gjermane, transmeton “albinfo.ch”.

Brenda automjetit i cili kishte defekt, policia gjermane kishte takuar një shofer të moshës 57 vjeçar. Kur policët kontrolluan rimorkion e kamionit, ata hetuan se brenda vinte një erë.

Pasi u kuptua se bëhet fjalë për erë tipike të marihuanës, gjatë kontrollimit të mëtejmë policia gjeti afër 300 gypa të plastikës të cilët ishin të mbushur me marihuanë. Sipas policisë bëhet fjalë për 230 kg mariuanë, që është sasi rekorde në Niederbayern.

Sipas hetimeve fillestare, mendohet se kamioni është mbushur në Itali dhe kishte për destinim Holandën, përcjell albinfo.ch. Vlera në treg e kësaj sasie të drogës është rreth 570 mijë euro.

Shoferi 57 vjeçar i kamionit është arrestuar ndërsa hetimet e mëtutjeshme po vazhdojnë.