Kosova
Kaliforni: “Cirku fluturues”, më i miri në kategorinë e filmave ndërkombëtarë
Filmi i quajtur “Cirku fluturues” shpallet filmi më i mirë në kategorinë garuese të filmave ndërkombëtarë
“Cirku fluturues” është filmi me skenar dhe regji të Fatos Berishës, ku fitoi çmim të rëndësishëm në festivalin ndërkombëtar të filmit më 25 janar në Santa Barbara të Kalifornisë si “Filmi më i mirë artistik ndërkombëtar” (SHBA).
Ky film artistik është komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të 90-ve e një grupi aktorësh nga Kosova, të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërise për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë. Filmi “Cirku fluturues” është bashkëprodhim i Kosovës (B2 Films Kosovo dhe Ikone Studio), Shqipërisë (B2 Agency, Albania) dhe Maqedonisë Veriore (Black Cat Production), shkruan kultplus.
Vlen të theksohet se filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografisë dhe Agjencia e Filmit e Maqedonisë Veriore, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











