E-Diaspora
Ka shitur drogë me vlerë 500 mijë euro: Kapet banda me dy krerët shqiptarë
Zyrtarët e ndjekjes konstatuan se dy shqiptarë nga Kosova: njëri 47 dhe tjetri 36 vjeçarë janë krerët e bandës. Ata janë kujdesur për të bërë sigurimin e drogës dhe për logjistikën e rrjetit të tregtisë me drogë.
Policia e landit të Austrisë së Epërme (Oberosterreich) kanë shkatërruar një bandë droge, me ç`rast kanë arrestuar 13 persona. Ata kanë shitur në Salzburg 30 kg. marihuanë, 25 kg. Hashash dhe 700 gramë kokainë, të gjitha këto me vlerë prej 500 mijë eurosh.
Hetimet kishin filluar në muajin maj me rastin e një kontrollimi në stacionin hekurudhor në Vöcklabruuck, shkruan nachtrichten.at. duke iu referuar prononcimit të zëdhënësit të policisë. Fillimisht kishin qenë dy azilkërkues maroken dhe një rumune, te të cilët ishin gjetur 350 gramë marihuanë dhe 100 gramë hashash.
Këtu ka filluar zbulimi i bandës që kontrollonte tregtinë me drogë, transmeton albinfo.ch. Zyrtarët e ndjekjes konstatuan se dy shqiptarë nga Kosova: njëri 47 dhe tjetri 36 vjeçarë janë krerët e bandës. Ata janë kujdesur për të bërë sigurimin e drogës dhe për logjistikën e rrjetit të tregtisë me drogë.
Pjesëtarët e bandës e kanë kontrabanduar drogën me automjete nga Gjermania Holanda, Çekia dhe Shqipëria për në Salzburg, Austri. Këtu ata e kanë vendosur drogën në të ashtuquajturat “banesa -bunker”, ku e kanë përpunuar, depozituar dhe pastaj ua kanë ndarë dilerëve për ta shitur nëpër qytet, përcjell albinfo.ch. Shumat e fituara ditore që ishin nga disa mijëra euro, u janë dhënë në dorëzim shefave të bandës.
Me rastin e bastisjeve të bëra në Salzburg, policët kanë gjetur 162 tableta Ecstasy, disa telefpona celularë dhe një pistoletë të mbushur si dhe dy automobila të përdorur gjatë kryerjes së tregtisë me drogë.
Në paraburgim në Linz, Wels dhe Garsten ndodhen 13 persona: sirianë, marokenë, shqiptar dhe çeçenë.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Bolonjës, ku një djalë 12-vjeçar me... -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











