E-Diaspora
Ka lënduar rëndë me kaçavidë një person, i zbutet dënimi Valon K.
Gjykimi që ka përfunduar dje kishte për qëllim të vendoste nëse Valonit do t`i konfirmohej ose jo edhe masa e kujdestarisë.
Gjykata e Qarkut e Solothurnit ka sjellë të mërkurën vendimin në procesin gjyqësor për shqiptarin nga Lugina e Preshevës, shkruan solothurnerzeitung.ch. Ai, në karnavalet e vitit 2010 kishte lënduar rëndë një person tjetër (polak) duke e goditur në kokë me një kaçavidë, transmeton albinfo.ch. Personi i sulmuar ka marrë lëndime nga të cilat nuk do të rikuperohet gjithë jetën.
Valon K., sot 26 vjeçar, ishte dënuar në vitin 2014 me 13 vjet burg plus masën e kujdestarisë, për tentim vrasjeje të qëllimtë. Ndërsa gjykimi që ka përfunduar dje kishte për qëllim të vendoste nëse Valonit do t`i konfirmohej ose jo edhe masa e kujdestarisë. Këtë rigjykim, Gjykata e Soloturnit është detyruar ta zhvillojë e shtyrë nga vendimi i instancës më të lartë gjyqësore të Zvicrës, Gjykatës Federale, përcjell albinfo.ch. Kjo e fundit i kishte kërkuar gjykatës së qarkut që të mos e përdorte më ekspertizën e vjetruar psikiatrike por, të dënuarit t`i bëhej një ekspertizë e re, aktuale.
Në fund, trupi gjyqësor është përcaktuar për masën e ashtuquajtur “kujdestari e vogël”, në bazë të nenit 59 të Ligjit Penal. Konkretisht kjo nënkupton që Valoni do t`i nënshtrohet terapisë në një ent të tipit të mbyllur dhe kjo masë do t`i rishqyrtohet në çdo pesë vjet. Ajo mund t`i vazhdohet gjithnjë, për sa kohë do të ekzistojë rreziku i përsëritjes së krimit (recidivizmi), transmeton albinfo.ch. Ndërsa po t`i shqiptohej kujdestaria “e madhe”, kishte rrezik që të mbetej përgjithmonë në burg.
Për kryetarin e trupit gjykues ekzistonte një dilemë e madhe nëse duhej të shqiptonte masën e kujdestarisë ose jo. Kjo masë ishte e papranueshme në rastet kur terapia stacionare vlerësohet se ka gjasa të japë efekt. Ndërsa te Valoni, përparimi në terapi ishte i vogël. Por megjithatë nga nëntori ai në burgun Thorberg kishte bërë përparime dhe nuk kishte treguar më eksese agresiviteti. Sidoqoftë, për shkak të rrezikut ende evident për recidivizëm, çrregullimit të rëndë dhe kompleks psikiatrik dhe shkallës së ulët të inteligjencës, dënimi pa masë kujdestarie nuk mund të diskutohej.
Me masën e shqiptuar, pra “kujdestarinë e vogël”, Valon K., ka një shpresë që, në rast të suksesit të terapisë, ndonjëherë të lirohet nga burgu, transmeton albinfo.ch. “Ky është një shans i madh. Shfrytëzoje”, i është drejtuar gjyqtari Marcel Kamber, shqiptarit të ri. Por, në rast se nuk e respekton terapinë, atij mund t`i zgjatet deri në pafundësi masa e kujdestarisë, dhe me këtë, edhe qëndrimi në burg.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









