E-Diaspora
Për përdhunim seksual, pas 30 vjetësh në Zvicër, duhet të kthehet në Kosovë
Vendimi gjyqësor i shqiptuar të mërkurën, nuk është ende përfundimtar. Kosovari 61 vjeçar mund të ankohet në Gjykatën Federale
Një kosovar 61-vjeçar, me qëndrim në Zvicër që nga viti 1990, duhet të kthehet në vendin e prejardhjes kundër dëshirës së tij, shkruan sda.ch. Ai kishte pasur një dënim për përdhunim, prandaj leja e qëndrimit të përhershëm në Zvicër i është revokuar me të drejtë, kishte konstatuar Gjykata Administrative e Bernës.
Vendimi gjyqësor i shqiptuar të mërkurën nuk është ende përfundimtar, transmeton albinfo.ch. Kosovari mund të ankohet në Gjykatën Federale.
Gjykata e Lartë e Bernës e ka dënuar atë në vitin 2017 me burgim, pjesërisht me kusht, prej 32 muajsh për veprat penale përdhunim dhe sulm seksual. Një nga arsyet për të cilat ai ka kundërshtuar revokimin e lejes së qëndrimit në Zvicër ishte se ai nuk do të mund të përshtatej në Kosovë pas kaq vjetësh të kaluara në Zvicër.
Sidoqoftë, Gjykata Administrative e konsideron kthimin e tij në Kosovë si të arsyeshëm dhe të mundshëm. Kjo për faktin se i dënuari është i njohur me gjuhën dhe kulturën e atdheut të tij dhe do të jetë në gjendje të integrohet përsëri atje, përcjell albinfo.ch. Depresionet e pretenduara nga ai nuk janë pengesë në këtë drejtim. Sëmundjet mendore mund të trajtohen në mënyrë adekuate edhe në Kosovë.
Gjykata ka sqaruar se revokimi i lejes së qëndrimit ishte i arsyetueshëm, duke marrë parasysh seriozitetin e krimit. I dënuari kishte thënë së fundmi se i vinte shumë keq për atë që kishte ndodhur – por kjo nuk çonte peshë, pasi që ai e kishte mohuar krimin gjatë gjithë kohës në procedurën penale.
Gjykata Administrative gjithashtu ka theksuar se personi në fjalë është “i integruar nën mesataren” në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Këtë e tregon veç tjerash edhe “mali i borxheve” të tij, që arrijnë në shumën prej afërsisht 400,000 frangave. Një pjesë e këtij borxhi mund të shpjegohet me faktin se ai ishte mashtruar nga ish-kontabilisti i tij. Procedurat penale lidhur me mashtrimin në fjalë janë në pritje.
Po ashtu edhe procesi kundër tij për përdhunimin e bërë ka kontribuar në shtimin e borxhit, përcjell albinfo.ch Ai ishte dënuar të paguante rreth 64,000 franga për shpenzimet procedurale, për dëmet dhe për zhdëmtimin e viktimës. Dhe, ai është vetë fajtor për këtë. Siç tregon gjykimi, viktima është ende në pritje të parave të cilat i takojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?