Sport
Jürgen Seeberger, trajneri i ri, i ashpër i FC Kosovës
Ish trajneri i klubeve të mëdha zvicerane ka marrë drejtimin e skuadrës shqiptare në fund të muajit shtator. Skuadra shqiptare ka rreth 400 tifozë
Ai ka stërvitur klube shumë më të mëdha, kurse tani ka marrë drejtimin e FC Kosova. Për Jürgen Seeberger (51-vjeçar) nuk ka rëndësi. Ai luan një ndeshje sikur të ishte finale e Kupës, shkruan ‘Blick.ch’.
Ai është një trajner karizmatik që kërkon shumë punë. Dhjetë minuta para ndeshjes u drejtohet lojtarëve. “Agresivë, por duhet të jemi të qetë”. FC Kosova Zurich garon në Ligën e dytë ndër-rajonale, apo ligën e pestë të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Ai ka marrë drejtimin e skuadrës shqiptare në fund të muajit shtator. Skuadra ka rreth 400 tifozë.
Presidenti i FC Kosovës, Arsim Hyseni thotë: “Ai është një emër i madh në botën e futbollit dhe është i ashpër. Prandaj, ai është një zgjedhje e shkëlqyeshme”.
Trajneri është i kënaqur me punën e tij dhe thotë se gjithmonë ka dëshiruar një punë të tillë. Dy lojtarë janë nga Kosova dhe trajneri është i vetëdijshëm se ku ka ardhur. “Futbolli të jep një kontribut të madh për integrim”, thekson ai.
Skuadra është kuqezi, derisa lojtarët përveç stërvitjeve kryejnë edhe punë tjera. Gjithashtu në shkrimin e ‘Blick’ përshkruhet edhe puna e trajnerit, lojtarëve dhe stafit të skuadrës. Ai ka sjellë një mentalitet fitues dhe asnjëherë nuk e dëshiron humbjen. FC Kosova Zurich ndodhet në vendin e pestë, e me synime të mëdha.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











