CH-Ballkani
“John McCain, ishte mik i shqiptarëve”
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Ilir Meta e Edi Rama, ishin ndër politikanët shqiptarë që kanë kujtuar senatorin amerikan, John McCain, i cili ndërroi jetë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij në emër të popullit të Kosovës me rastin e vdekjes së mikut të madh të shqiptarëve, senatorit amerikan John McCain.
Në një reagim të tij përmes llogarisë së tij në Twitter, presidenti Thaçi e ka cilësuar hero senatorin amerikan, ndërsa ka shfaqur ndjenjë pikëllimi për humbjen e tij.
“Një nga udhëtimet e tij jashtë vendit ishte ai i vitit 2017 në Kosovë, kur unë i dhashë atij urdhrin më të lartë të meritës. Ai ishte një ndër heronjtë e fundit të vërtetë të kohës sonë”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është rikthyer në kohë duke kujtuar takimin e tij të parë me senatorin amerikan, John McCain, i cili ndërroi jetë në mbrëmjen e së shtunës.
Haradinaj përmes Facebook, ka treguar madje edhe për bisedën e tij të parë që pati me McCain, e cila kishte ndodhur saktësisht në vitin 1999-të, përcjell albinfo.ch.
“Asnjëherë nuk do ta harroj takimin e parë me heroin e ShBA-së, senatorin John McCain, në vitin 1999. Me brengat për humbjet që sjell lufta, pata mbetur i shtangur kur heroi amerikan më pyeti posa më pa: “What can I do for you young man?
Ndonëse i habitur nga pyetja aq e drejtpërdrejt, i kërkova ndihmë në lirimin e shqiptarëve që ende mbaheshin të burgosur në Serbi dhe kjo ishte tema e parë e takimeve të tij me zyrtarët serbë.
Ishte privilegj të takosh një njeri të madh si McCain. Populli i Kosovës është me mendje pranë mikut amerikan dhe i bashkohet në lutje familjes së tij”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së senatorit amerikan.
“Vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës kishim nderin të presim senatorin John McCain, mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë sonë. I ruaj të paharrueshme mbresat e veçanta nga takimi me të. Një mendje briliante që me pak fraza zbërthente edhe problemet më komplekse të kohës sonë. Kosova ka qenë e bekuar duke pasur miq të tillë si senatorin McCain. Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjitheve. Prehu në paqe miku ynë i madh e i paharruar”, tha më tej Veseli.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ndarë një reagim pikëllues me rastin e ndarjes nga jeta të senatorit amerikan John McCain.
Meta e ka quajtur hero lufte dhe patriot të madh senatorin McCain, ndërsa ka potencuar se i shërbeu kombit të tij me vetëmohim e ndershmëri.
Veç tjerash përmes llogarisë së tij në Facebook, ai ka theksuar dhe mbështetjen e pashoq të John McCain në çështjet e Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e po ashtu dhe në çështjen e anëtarsmit të Shqipërisë në NATO:
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar senatorin amerikan, duke thënë se ishte mik i shqiptarëve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














