Jeta në Zvicër
Jastina Doreen Riederer, Miss Zvicra 2018
Zvicra ka zgjedhur mbretëreshën e bukurisë. Jastina Doreen Riederer është emri i Miss Zvicra 2018.
Specialistja 19-vjeçare e shitjes me pakicë nga Spreitenbach AG e bindi jurinë në katër rundet e përzgjedhjes. Në zgjedhjen përfundimtare, Riederer fitoi kundër Karen Molinari dhe Michela Russo.
Finalja për Miss Zvicrën 2018 u zhvillua të shtunën mbrëma në Baden dhe u transmetua ‘live’ në SAT.1 Zvicër. Njëmbëdhjetë vajza të reja mes moshës 18 dhe 25 vjeç kishin bërë garë për kurorën e më të bukrës në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Programi u drejtua nga ish-drejtuesi i radios Patrick Hässig (Energy Zurich). Anëtarë të jurisë ishin Claudia Lässer (Teleclub), Annina Frey (SRF) dhe Jontsch (Energy), së bashku me ish-juristin e “Next Top Model” të Gjermanisë, Peyman Amin dhe fotografin e famshëm Thomas Buchwalder.
Missi i fundit u zhvilluan në nëntor 2015. Lauriana Sallin nga Freiburgu ka mbajtur kurorën për më shumë se dy vjet dhe tani është zëvendësuar nga Riederer.
Këtë herë nuk ishte asnjë shqiptare, që rrallë herë ndodh në spektaklet e bukurisë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









