Sport
Januzaj, më afër Kosovës
Mediat belge janë të bindura se Adnan Januzaj do të luajë për Kosovën dhe do të lë Belgjikën
Adnan Januzaj, gjithnjë e më afër Kosovës. Mediat belge janë të bindura se Adnan Januzaj dëshiron të luajë për Kosovën. Futbollisti kosovar nuk është në formë shumë të mirë fizike, por është lodhur duke qëndruar në stol te Belgjika, madje kishte raste kur nuk ftohej fare nga trajneri Marc Wilmots, shkruan albinfo.ch.
Kjo është arsyeja që futbollisti i Manchester Unitedit, sipas mediave belge, do të kërkojë ta ndërrojë Përfaqësuesen, duke luajtur për Kosovën, sapo kjo e fundit të pranohet në FIFA.
21-vjeçari zgjodhi Belgjikën pak muaj para Botërorit 2014, ku edhe ishte ftuar, por mund të mbetet pa shkuar në “Euro 2016”, për shkak të formës jo të mirë.
Por, ish-futbollisti i Anderlechtit, i cili qëndroi gjashtë muaj huazim në Borussia Dortmund, mund të luajë në kualifikimet për Botërorin e Rusisë në fanellën e Përfaqësueses së Kosovës
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













