Skip to content

Betim Fazliji nga St. Galleni i bashkohet grumbullimit të Kombëtares së Kosovës

Betim Fazliji i bashkohet Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e radhës

Futbollisti i St. Gallenit është vënë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për sfidat kundër Izraelit dhe Irlandës, transmeton albinfo.ch.

Futbollisti Betim Fazliji i është bashkuar grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, duke u vënë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e ardhshme të Dardanëve.

Lojtari i skuadrës zvicerane St. Gallen do të jetë pjesë e ekipit kosovar për përballjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka mirëpritur rikthimin e Fazlijit në mesin e Dardanëve, duke i uruar mirëseardhje në shtëpi./Albinfo.ch