Bota
Cili kontinent ka mbetur pa u përfshirë nga koronavirusi?
Koronavirusi është përhapur në 40 vende të botës dhe ka të infektuar në të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës.
Deri më tani, të paktën 2.800 njerëz kanë vdekur dhe mbi 81,700 raste të infektuarish janë raportuar në gjithë botën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se për herë të parë numri i rasteve të raportuara jashtë Kinës është më i lartë se ato në Kinë.
Sipas CNN, 400 raste të koronavirusit të ri janë raportuar në Itali, numri më i lartë i infektuar në Evropë.
Virusi po përhapet në gjithë Evropën, me rastet e para të raportuara nga Norvegjia, Rumania, Gjeorgjia, Maqedonia Veriore. Shumë vende evropiane po ndërmarrin veprime dhe Italia ka vënë në karantinë 100,000 njerëz. 193 infeksione dhe 19 vdekje janë raportuar në Iran.
Virusi është përhapur në Lindjen e Mesme këtë javë, përfshirë Kuvajtin, Bahrejnin, Libanin…
CNN raporton se vdekje jashtë Kinës janë raportuar në Iran (19), Korenë e Jugut (13), Itali (12), Japoni (7), Hong-Kong dhe Francë (2), si dhe një në Filipine dhe një në Tajvan.
Në Kinë janë raportuar 433 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 78.497, thanë autoritetet.
Në Kinë, 29 njerëz vdiqën dje, numri më i ulët i viktimave të koronavirusit që nga 28 janari. Virusi ka mbytur 2.744 njerëz deri më tani në Kinë. Në provincën Hubei, e cila është në fokus të epidemisë, janë raportuar 409 raste të reja dhe 26 vdekje.
Më shumë se 40 vende dhe rajone jashtë Kinës kanë raportuar raste të koronavirusit.
Koronavirusi gjithashtu u përhap në Brazil, Pakistan, Norvegji, Greqi, Rumani dhe Algjeri
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë














