Shëndetësi
Ja ushqimet për të larguar stresin dhe rritur lumturinë
Ushqimet që ju bëjnë të lumtur janë: Panxhari, midhje, grurë, rrushi, maja birre, asparag dhe banane
Ndiheni të pafuqishëm, të trishtuar dhe aspak të motivuar? Kjo është dhe koha që duhet të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit dhe të përdorni këto 8 ushqime që do të ju sjellin gëzim dhe largojnë stresin dhe rritin humorin tuaj.
Bananet janë ideale kur ndiheni të stresuar apo i lodhur. Asparagu i shijshëm dhe i lehtë për t’u gatuar në rastet kur jeni në fund të energjive.
Majaja e birrës mund të përzihet me kos dhe fruta për të pasur një produkt më të shijshëm dhe do të ndiheni shumë më mirë. Por kjo nuk duhet të jetë një arsye për të pirë më shumë birrë.
Rrushi, ju ndihmon kur jeni të trishtuar ose mund të pini lëng rrushi gjithashtu, por pa alkool, transmeton “TCH”.
Gruri, me siguri do mendoni se do ju shëndoshë, por provoni të hani bukë të bërë krejtësisht nga gruri dhe do të vëreni se çdo gjë do të shkojë më mirë, përcjell albinfo.ch.
Midhjet mund t’ju sjellin menjëherë buzëqeshjen dhe nuk është nevoja të shkoni në restorant, mund t’i konsumoni ato edhe kur jeni në shtëpi.
Melasa, lëng i trashë që mbetet pas përpunimit të panxharit të sheqerit ose të kallamit të sheqerit, ka më shumë kalçium se qumështi, më shumë hekur se vezët dhe shumë potas.
Por është shumë i ëmbël dhe nuk duhet abuzuar. Mjafton të përdorni pak Melasë në një ëmbëlsirë se sa sheqer. Për më tepër kjo të bën të ndihesh i lumtur.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













